THETHI ‘TAJVANI’ I KELMENDIT!

Publikuar tek: kulture-art, më 10:01 08-07-2019 THETHI ‘TAJVANI’ I KELMENDIT!

Kur Thethi kushtonte 80 okë kripë

 

Dikur herët motit Thethi ka qenë një bjeshkë e pa rendësi e Kelmendit fisit me luftarak që i kishte nxjerr telashet me të mëdha qeverise otomane nder malet tona. Kelmendasit përveç se alpeve kishin shumë vende edhe në Kosove ku vendasit ishin raja te tyre. Kufiri i Kelmendit me Shalën ishte në shkëmbin e Thethit.

Si ja mori Shala Thethin Kelmendit është një mister i vjetër ende i pa ndriçuar prej mjegullnajave të kohërave të shkuara që vërtitet rreth tre versioneve

1-Një pasanik prej Nikçit martoi dy bija në një shtëpi të vllaznisë se Ndreajve i cili per pajë të vajzave u fali fushën e Thethit(At Marin Srirdani “Hylli dritës” nr 3 viti 1937, fq 353 sipas traditës gojore)

2-Katër vëllezër verës kishin ngulë stanet në Theth, dy thuhet se dy vdiqën e dolën faret , dhe dy te tjerë e shitën vendin dhe shkuan në Kosovë.

3-Shala djemtë e Dedë Nikës ua morën bjeshkën me armë kelmendasve dhe ngulen themelet e konakut te vet aty ku janë sot duke i shtyrë deri në Kodrën e Margjeçit, Kunj i Çobanit, Maja e shtegut të dhenve, Qafa e Harushës, Retnin e Vishnjës

4-Gjelosh Lucë Gila Gjecajve qe në fjalë me Nikç me ja lëshue Thethin deri në majë të maleve për 80 okë kripë, por nuk i gjegjën shokët (At Marin Srirdani po aty).

U fal për dy pajë nusesh, u ble, desh te rishitej të zotëve për 80 okë kripë apo u pushtua nga shaljanët ( varianti pushtimit është marre me rezerve nga At Sridani) Thethi është një e terë më fisin e madh. Është Shala epërme ose vogël. “Kelmendi e humbi Thethin si Kina Tajvanin”. Proverbi historik mjerë kush shet tokën e babës nuk gjen rast më unikal se ky!/ Prele Milani

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068697929382324
array(1) { ["section"]=> string(33) "thethi-tajvani-i-kelmendit-171481" }