Theu shtyllën kurrizore gjatë ndeshjes, kampioni shqiptar i mundjes në koma

Publikuar tek: sport, më 16:47 08-11-2017 Theu shtyllën kurrizore gjatë ndeshjes, kampioni shqiptar i mundjes në koma

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Kampionatin Ballkanik të mundjes të të rinjve U-17, i cili po zhvillohet në Slloveni.

Mundësi shqiptar, Leonardo Frrokaj ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka thyer dy vertebra të shtyllës kurrizore. Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë garës së Leonardos me kundërshtarin moldav në stilin greko-romak e vlefshme për medalje të artë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka reaguar Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar. Në ndihmë të 17-vjeçarit ka ardhur edhe ambasdori shqiptar në Sllloveni, Pëllumb Qazimi.

Ndërkohë, gjendja e mundësit shqiptar parqitetet tepër e rënduar pasi ai ndodhet ende në gjendje kome.

Leonardo Frrokaj është kampion i vendit dhe garon me peshën 63 kg. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbolli në zi, ndahet nga jeta golashënuesi i njohur
Futbollisti më i ri i kombëtares kalon “testin” e vështirë me shokët e skuadrës (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0043280124664307
array(1) { ["section"]=> string(80) "theu-shtyllen-kurrizore-gjate-ndeshjes-kampioni-shqiptar-i-mundjes-ne-koma-98834" }