Thirrja e Berishës për armatosje, Rama: Pjesë e planit të Saliut pas mesazhit të Shtëpisë së Bardhë

Publikuar tek: politike, më 11:32 22-04-2016 Thirrja e Berishës për armatosje, Rama: Pjesë e planit të Saliut pas mesazhit të Shtëpisë së Bardhë

“Të gjithë duhet të jenë të barbartë përpara ligjit”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një dalje për shtyp lidhur me deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha bërë ditën e djeshme nga Kuvendi për armatosje civile . Rama kërkoi që Berisha të hetohet ndërsa thirrjen e tij e interpretoi si pjesë të një “plani që nuk do funksionojë”. Këto reagime dhe sulmet pas arrestimit të Emiljano Shullazit nga ana e PD, sipas Ramës kanë ardhur pas mesazhit të qartë të Shtëpisë së Bardhë për Reformën në Drejtësi.

Saliu është tipiku, ndaj dhe bie më shumë në sy. Prandaj dhe e njëjtat është bërë dita kur parlamentet nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton, pro tregon pakufinë e ligjit. Dhe personazhin që vendet e Evropës që do ta kishin arkivuar me kohë. As më shumë afrohen afatet, dëshpërimi i Saliut bëhet dëshpërim për partinë për reformën. PD dje me Saliun në krye e kanë çuar këtë politikë në fund dhe ajo është e planifikuar për të ardhur në rritje. Për ta abortuar atë, për të nxjerr justifikime për braktisjen e reformës. Nëse i kthehemi gjithë kronikës së këtyre muajve, do shohim se është pjesë e një plani, pavarësisht se esesët nga vezët tek lodrat janë shprehje e një fakti të thjesht; plani është i dëshpëruar. Shanset që ky plan të funksionojë, janë dëshpëruese. Saliu nuk e do reformën, Pikë. As PD nuk e do”, tha shefi i kabinetit.

Rama  për sulmet e PD lidhur me  Emiljano Shullazin:

“Sulmet erdhën mesazhit të marrë nga Shtëpia e Bardhë për reformën, që dha një mesazh shumë të fortë. Të gjithë ata që e përfaqësojnë popullin shqiptar nuk mund ta tradhtojnë këtë aspiratë madhore që përcakton edhe fatin e procesit të integrimit në një fazë ku Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe ka marrë të gjithë mbështetjen, dhe njëkohësisht kur politika nuk duhet të luajë me zjarrin. Mesazhet e Shtëpisë së bardhë nuk janë pikat e rregullores së Kuvendit që nuk i ka marrë parasysh për 25 vite dhe nxjerr gjithë arsenalin e fantazisë së tij. Në fakt në pritje që të gjenden ca qorra që ta ndjekin nga pas, që të bëjnë një nga ato hatatë që ai ka treguar në histori se i thërret në ndihmë kur e lënë këmbët. Kjo është një përsëritje qesharake e historisë tragjike të hapjes së depove të armëve, nga një njeri që sot nuk ka asgjë në dorë. Askush nuk duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht mundësinë që nën thirrjen e Saliut të shfaqen prapë armët. Të gjithë së bashku duhet të shqetësohemi për fatin e reformës në drejtësi. Shqipëria dhe shqiptarët sot në pozicionin më të mirë gjeo-politik”, deklaroi Rama.

Rama për Reformën në Drejtësi

“Ne po marrim një kthesë të vështirë në çdo aspekt”, tha Rama duke listuar shëndetësinë, ekonominë, rendin e sigurinë e kështu me rradhë... “Por reforma në drejtësi është finalizimi i kësaj kthese”, ritheksoi shefi i kabinetit.

"Reforma është fillimi i fundit të kastës së pandëshkueshmërisë edhe në gjyqësor. Ndaj mos u çudisni dhe mos merrni seriozisht rrezikun se njerëzit do marrin armët se Saliut mbrapa nuk i vete njeri jo për të mbajtur armët por as për t’i mbajtur xhaketën. Shqetësohuni për këtë rezistencë të kastës, që është rezistenca e lidhjes së hershme në mëkat mes pushtetit të politikës dhe pushteti gjyqësor", u shpreh kryeministri.

“Po e mbyll duke iu siguruar që reforma do kalojë. Ajo që mbetet për të parë është se me çfarë çmimi?”, përmbylli Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Samiti i ministrave në Selanik, Tahiri: Kriza e refugjatëve do të pëballohet bashkarisht në nivel europian dhe rajonal
Zëdhënësia e PD, Zhupa: Do të anulojmë planin klientelist të Ramës për stadiumin dhe kullën e betonit »
Article Logic
Execution time: 0.026559829711914
array(1) { ["section"]=> string(103) "thirrja-e-berishes-per-armatosje-rama-pjese-e-planit-te-saliut-pas-mesazhit-te-shtepise-se-bardhe-38353" }