Thirrja e Berishës për të rrëmbyer armët, PS kërkon përjashtimin e ish-kryeministrit nga Kuvendi

Publikuar tek: politike, më 14:45 21-12-2018 Thirrja e Berishës për të rrëmbyer armët, PS kërkon përjashtimin e ish-kryeministrit nga Kuvendi Balla nga Kuvendi

PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi pas citimit të vargjeve në formë thirrjeje: O djem, rrëmben armët, ja vdekje ja liri.

Taulant Balla në emër të grupit i kërkoi PD-së të distancohet nga këto thirrje dhe kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e Berishës.

“I bëj thirrje PD të distancohet nga të tilla thirrje.

Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë ndaj Berishës, Bashës e deputetëve të tjerë shkelës të rregullores”, tha Balla por u kundërpërgjigj menjëherë Edmond Spaho në emër të PD i cili tha se ato ishin vargje të këngës patriotike.

“Situata në të cilën ndodhet mazhoranca është komike e tragjike, u ka hyrë tmerri nga protestat popullore, po e ndjeni fundit e pushtetit tuaj e kaloni në spektakle e butafori.

Vargjet patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues”, tha Spaho.

LEXO EDHE: BERISHA S’PËRMBAHET NGA FOLTORJA: O DJEM RRËMBENI ARMËT, JA VDEKJE JA LIRI! DO ZHDUKENI SI MINJ

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025050163269043
array(1) { ["section"]=> string(102) "thirrja-e-berishes-per-te-rrembyer-armet-ps-kerkon-perjashtimin-e-ish-kryeministrit-nga-kuvendi-145994" }