Thirrja për armatosje, Tahiri: Berisha na turpëroi në sy të ndërkombëtarëve, Prokuroria ta marrë në përgjegjësi penale

Publikuar tek: politike, më 20:06 25-04-2016 Thirrja për armatosje, Tahiri: Berisha na turpëroi në sy të ndërkombëtarëve, Prokuroria ta marrë në përgjegjësi penale

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh gjatë një interviste për “Njerëz në Fokus” se “nëse do të kishte mundësi ligjore” do ishte vënë në lëvizje ndaj thirrjes së Sali Berishës për armatosjen e popullsisë civile.

Tahiri u shpreh se deklarata e Berishës “na ka turpëruar në sy të ndërkombëtarëve” ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë ta marrë me përgjegjësi penale.

“I njëjti njeri që bëri 97 sot vijon dhe bën thirrje lufte. Nuk i ka kush taksirat të na turpërojë në sy të ndërkombëtarëve. U bë çështje mediatike botërore. Justifikimi që e kishte për ligjin është një manovër për të bërë makiazh dhe e quaj të pafalshme që opozita nuk është distancuar akoma nka këto delkarata. Pres që Prokuroria ta marrë në përgjegjësi penale për thirrje publike për dhunë, armatosje. Ta marrë në përgjegjësi penale për një kosto të jashtëzakonshme që i shkakton vendit. mendoni pak çfarë mendojnë qytetarët.

Cila është thirrja që i bën kryeministri, zgjidhja me armë? Po të kisha mundësi ligjore do të isha vënë pa asnjë dyshim në lëvizje. Fatkeqësisht nuk vihem dot.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Shullazit, Saimir Tahiri: Kam dyshime nëse do kishte ndodhur pa iniciativën tonë
Partia e re? Ben Blushi: Nëse shqiptarët e duan, jam gati »
Article Logic
Execution time: 0.29750204086304
array(1) { ["section"]=> string(121) "thirrja-per-armatosje-tahiri-berisha-na-turperoi-ne-sy-te-nderkombetareve-prokuroria-ta-marre-ne-pergjegjesi-penale-38668" }