Thirrja për të rrëmbyer armët, reagon Rama: Më vjen të qaj për shthurjen, të ulëras...

Publikuar tek: politike, më 16:28 21-12-2018 Thirrja për të rrëmbyer armët, reagon Rama: Më vjen të qaj për shthurjen, të ulëras... Berisha-Rama

PS ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi pas thirrjes së ish kryeministrit në foltore: “O djem, rrëmben armët, ja vdekje ja liri".

Ndërkaq, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se i vjen të qajë për këtë shthurje verbale, siç e cilëson ai, gjuhën e përdorur nga Berisha, e të ulërasë për Shqipërinë.

“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Mbetet për t’u parë se çfarë do vendosë Byroja e Kuvendit për përjashtimin ose jo të Berishës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021981954574585
array(1) { ["section"]=> string(87) "thirrja-per-te-rrembyer-armet-reagon-rama-me-vjen-te-qaj-per-shthurjen-te-uleras-146007" }