Thirrje raciste ndaj shqiptarëve, UEFA dënon Lokomotivën e Moskës

Publikuar tek: sport, më 19:20 16-10-2015 Thirrje raciste ndaj shqiptarëve, UEFA dënon Lokomotivën e Moskës

UEFA ka dënuar klubin rus të Lokomotivës së Moskës pas thirrjeve raciste që u dëgjuan në stadium ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes kundër Skënderbeut.

Në ndeshjen e vlefshme për Europa League, tifozët vendas thërrisnin në kor “vritini shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”, e për këtë arsye klubi do të jetë i detyruar që gjatë ndeshjes tjetër pritëse të mbyll një pjesë të stadiumit dhe të vendosë aty një banderolë me mesazh kundër racizmit.

Gjithashtu, Lokomotiva e Moskës do të paguajë 20 mijë euro gjobë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Largimi nga Shqipëria? Ja si u përgjigjet De Biasi pretendimeve
Teuta ndal Skënderbeun, Partizani sheh kreun »
Article Logic
Execution time: 0.026770114898682
array(1) { ["section"]=> string(70) "thirrje-raciste-ndaj-shqiptareve-uefa-denon-lokomotiven-e-moskes-23291" }