Thirrje të armatosen shqiptarët? Basha: Ne do luftojmë me qeverinë, jo me bandat

Publikuar tek: barometri, më 08:17 06-09-2018 Thirrje të armatosen shqiptarët? Basha: Ne do luftojmë me qeverinë, jo me bandat

Kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin Çim Peka ka folur për aksionin politik të opozitës, në vazhdim.

I pyetur nga gazetari Peka në emisionin "Fakt", nëse PD, do të bëjë thirrje që qytetarët të armatosen kundër qeverisë Rama, Basha ka mohuar një opsion të tillë.

Cili do të jetë raporti i opozitës me Parlamentin?

Raporti i opozitës me Parlamentin do të jetë raporti që pamundëson fasadizimin e një parlamenti, e një qeverie të marrë peng nga krimi. Që do të thotë se as ligje nuk mund të bëjmë, as normalitet nuk mund të kemi sa kohë që në Parlament dhe në qeveri ulen njerëz tashmë të faktuar si njerëz të lidhur me krimin, nga Fatmir Xhafa te Taulant Balla, te Jurgis Çyrbja me shokë.

Basha në takimin e pardjeshëm në Shkodër a ka patur zëra nga përfaqësues të ndryshëm të opozitës se në rast mosveprimi nga qeveria, t’u bëhet thirrje qytetarëve për vetë armatosje?

Jo!

A e shikoni si opsion?

Sigurisht që jo! Sepse kjo në vetvete do t’i jepte fund politikës. Duhet të kuptojë diçka, ne ekzistojmë si parti politike, Partia Demokratike ekziston për t’i dhënë qytetarëve një zgjidhje politike, për të dhënë një alternativë, një shpresë, për t’i dhënë mundësinë që të kalojmë një bashkëqeverisje me krimin te një qeveri e cila në vend që të bëjë pakt me krimin e shtypë.

Si do të mundni krimin në politikë z.Basha?

Ne nuk kemi punë me krimin në politikë se ne nuk kemi as polici, as xhandarmëri tonën, por ne kemi punë me qeverinë që është gjysma e bandës. Ne me bandat luftë nuk bëjmë dot, por me qeverinë që mbështet bandat po, luftë politike deri në rrëzimin e saj dhe zëvendësimin e saj me një qeveri  e cila ka vullnetin, planin dhe vendosmërinë për të rivendosur rendin publik, për të çliruar Shqipërinë nga zgjedha e krimit të organizuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë një cikël normal sigurie, rendi dhe zhvillimi ekonomik. Jo luftë me bandat, por luftë me qeverinë që mbështet bandat. Sepse siç e thash partia politike nuk është detashmen ushtarak, nuk është polici alternative, nuk ka forcë paramilitare. Por luftë politike me qeverinë për ta zëvendësuar bashkëqeverisjen me krimin me një qeveri që e lufton, që ndëshkon dhe nuk e mbron e bashkëpunon me krimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069401264190674
array(1) { ["section"]=> string(84) "thirrje-te-armatosen-shqiptaret-basha-ne-do-luftojme-me-qeverine-jo-me-bandat-133328" }