Vitet kanë kaluar dhe sot ai është trajneri i kombëtares për të rinjtë, U 19, por për shumëkënd do të mbetet kapiteni i kuqezinjve pasi na ka çuar shpesh herë peshë me golat e tij spektakolarë.
Është fjala për Erjon Bogdanin i cili pavarësisht famës është një njeri i thjeshtë gjer në madhështi.
Newsbomb.al e ka fotografuar Bogdanin ditën e djeshme te "Shkëmbi i Kavajës" në Durrës.
Trajneri i U 19, ka zgjedhur ta kalojë të dielën pranë bashkëshortes dhe djalit të tij të vogël.
Në formë të shkëlqyer fizike, në ambientet e një lokali, Bogdani ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë klientëve të cilët asesi nuk mund ta harrojnë emrin dhe imazhin e tij.