Thyen heshtjen Fabrizio Corona: Në burg më ka ndodhur më e paimagjinueshmja! Humba edhe dhëmbët...

Publikuar tek: bota, më 19:44 27-04-2016 Thyen heshtjen Fabrizio Corona: Në burg më ka ndodhur më e paimagjinueshmja! Humba edhe dhëmbët...

Ish mbreti i paparacëve, Fabrizio Corona rrëfehet pas vitesh të tëra heshtje që nga momenti i daljes nga burgu. Në një intervistë për të përjavshmen “Chi”, Corona ka treguar tmerret e të vuajturit dënimin në burg duke pohuar se aty i ka ndodhur gjithçka.

"Unë kam qenë një i burgosur i ruajtur në një mënyrë të veçantë për shkak të popullaritetit tim. Mund të them që në burg më ka ndodhur gjithçka. Më e paimagjinueshmja.  Nuk ishte një izolim i thjeshtë. Dy vitet e para i kam kaluar mbyllur në një qeli. Njëzet e dy orë në ditë në një qeli me tre-metra katrore. Kam mësuar përmendësh kodin penal. Nuk e kam pranuar kurrë me veten që isha një i burgosur. Më vjen turp dhe më dhemb... Më ndodh të zgjohem natën dhe s'më besohet që ka mbaruar. Shmangia gjithçka nga jeta e zakonshme e burgut duke krijuar një botë timen me revista, libra, televizor, palestër dhe radion time të pandashme. 

Por kurrë asnjë lot. Kurrë s’e kam menduar të vetëvritem pasi në ato kushte jeta bëhet edhe më e shtrenjtë".

Për ish të dashurën e tij Belen Rodriguez thotë “E kam parë të bëhet grua, mama dhe të ndjekë karrierën. E kam ndjekur të gjithën me shumë indiferentizëm. Unë dhe Belen sot jemi dy njerëz krejtësisht të ndryshëm nga ata që dikur kishin rënë çmendurisht në dashuri dhe kishin historinë e tyre”.

E kur e pyesin nëse është e vërtetë që e kanë rrahur në burg dhe i kanë thyer dhëmbët, Corona përgjigjet “Vazhdojmë”, duke nënkuptuar se nuk ka dëshirë të flasë shumë mbi këtë episod të pakëndshëm.

E ndërsa i pyetur lidhur me gjënë e parë që bëri pasi doli nga burgu, Corona thotë: “Ndalova në autostradë, pashë qiellin dhe vodha. Më pas bëra edhe seks”.

Ish mbreti i paparacëve u dënua me 14 vite dhe 2 muaj burg.

cor.jpg

fab.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036237001419067
array(1) { ["section"]=> string(99) "thyen-heshtjen-fabrizio-corona-ne-burg-me-ka-ndodhur-me-e-paimagjinueshmja-humba-edhe-dhembet-38867" }