Thyhet Teuta, Arshavin i jep fitoren miqve

Publikuar tek: sport, më 21:16 30-06-2016 Thyhet Teuta, Arshavin i jep fitoren miqve

Teuta u ndesh në stadiumin “Niko Dovana” me Kairat në kuadër të raundit të parë kualifikues të Europa League, ku nuk mundi të shënonte një rezultat pozitiv në këtë sfidë, shkruan Newsport.al.

Skuadra nga Kazakistani u tregua më e saktë duke mundur të shënonte me të njohurin Arshavin ku me një goditje jashtë zone, mundi të shënojë golin e vetëm për skuadrën nga Kazakistani dhe për gjithë takimin. Një goditje e rëndë për skuadrën e Teutës kjo, duke parë që luajtën në shtëpi dhe kualifikimi për më tej vështirësohet. Duhet theksuar që miqtë patën edhe disa raste të tjera shënimi, por pamundur të konkretizojnë siç duhet. Bregdetarët janë skuadra e parë shqiptare që munden, në këto ndeshje të Europa League, pasi Partizani dhe Kukësi arritën të merrnin nga një barazim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017367124557495
array(1) { ["section"]=> string(47) "thyhet-teuta-arshavin-i-jep-fitoren-miqve-45093" }