Ti je në themel të asaj ç’ka unë jam... Mesazhi i ndjerë i Juli Hoxhës, vajzës së akademikut që u nda nga jeta

Publikuar tek: kulture-art, më 11:08 11-09-2017 Ti je në themel të asaj ç’ka unë jam... Mesazhi i ndjerë i Juli Hoxhës, vajzës së akademikut që u nda nga jeta

Juli Hoxha, vajza e akademikut Farudin Hoxha që u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm nëpërmjet rrjetit social facebook ka dhënë mesazhin e fundit për babain e saj.

Ekonomistja ka ndarë foton me të atin në profil ndërkohë që e pasqyron me një nga veprat më të rëndësishme që mban firmën e akademikut, digën e Komanit.

“E bekuar si bija jote, me gjithe dashurine qe me dhe, me gjithçka me mesove dhe edukove. Ti je ne themel te asaj c'ka jam. Krenare per ty babush! Te qofte dheu i lehte!” shkruan Juli në mesazhin e fundit drejtuar të atit.

Farudin Hoxha, një ndër inxhinerët më të rëndësishëm në vend, u nda nga jeta pas disa vitesh sëmundjeje dhe kurimit me dializë.

Deri në fund të jetës nuk u ndal në punën e tij akademike, më së fundi, ka qenë edhe një ndër anëtarët kryesorë të komitetit të ruajtjes së digave në vend.

I palodhur, energjik, një njeri që nuk u mund nga sëmundja por vazhdonte të jepte mendime të vyera për veprat kryesore në vend, ai luajti një rol të rëndësishëm sidomos në vitin 2013, kohë, kur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në vend, rrezikoheshin disa prej digave kryesore në veri të vendit, ku më me rrezik, ishte diga e Komanit, ku uji rrezikonte të shpërthente edhe muret mbajtës të digës.

Nëpërmjet ideve të tij të vyera, dhe konsultës me inxhinierë dhe kokat e shkencës në vend, u bë e mundur jo vetëm ruajtja e digës, por edhe shpëtimi i popullatës.

Newsbomb.al i shpreh ngushellimet, familjareve dhe të afermeve, si dhe gjithe kolegeve te profesorit për këtë humbje te njeriut te Akademise shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktori i famshëm turk viziton viziton Kosovën në një festë të rëndësishme
»
Article Logic
Execution time: 0.1121621131897
array(1) { ["section"]=> string(112) "ti-je-ne-themel-te-asaj-c-ka-une-jam-mesazhi-i-ndjere-i-juli-hoxhes-vajzes-se-akademikut-qe-u-nda-nga-jeta-91920" }