'Ti nuk pranove të vije', Ish-ministrja e Integrimit pyet Gent Cakën: Në cilin dokument të BE lexove...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 11-01-2019 'Ti nuk pranove të vije', Ish-ministrja e Integrimit pyet Gent Cakën: Në cilin dokument të BE lexove... Gent Cakaj

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me rastin Gent Cakaj, i cili u propozua nga kryeministri Edi  Rama për postin e ministrit të Jashtëm.

Gjosha shprehet se ka patur dëshirë ta takonte dhe ta njihte  atë më shumë për parimet dhe dijet që ka për  politikën e jashtme, ndërsa nuk kursen as ironitë, duke i shoqëruar ato edhe me pyetje që kanë të bëjnë me tezën e ndryshimit të kufijve.

"Sot doja të të pyesja se në cilin dokument të Bashkimit Europian ju keni lexuar për një politikë të ndryshimit të kufijve? Ndoshta më ndihmon edhe mua të kuptoj më mirë vizionin e Bashkimit Europian për Ballkanin?

E dyta, nëse do të ishe Ministër i Jashtëm dhe për rrjedhojë edhe drejtues i OSBE në vitin 2020, jam shumë kurioze të di nëse do ta implementoje konceptin e suazave të korrigjimeve territoriale të përgjithshme të kufijve qe po ndodhin ne Ballkanin Perëndimor edhe për Ukrainën, Libinë, Sirinë? Interesante do të ishte apo jo?", shkruan Gjosha.

Statusi i plotë:

Zoti Genti,

Si ish Ministre e Integrimit dhe si nën kryetare e komisionit të Punëve të Jashtme kam dashur shumë të njihesha me opinionet e tua në Komisionin e Jashtëm por edhe në Keshillin Kombëtar të Integrimit, ku ju nuk morët pjesë kurrë pavarësisht momenteve kyce që po kalon Shqipëria në këtë proçes historik dhe interesit që ju duhet të kishit treguar për të informuar këto instanca!
Madje edhe në një emision ku duhet të përballeshim të dy Qershorin e kaluar për çështjen e negociatave, ti nuk pranove të vije në studio por qëndrove në lidhje direkte nëpërmjet televizionit. Më vjen keq që nuk arrita të të kisha përballë pēr të të njohur më mirë por edhe për të kuptuar botëkuptimin tënd për politikën e jashtme dhe proçeset integruese! Aq më tepër që unë nuk njihem si politikane agresive!

Edhe unë kam lexuar pak, kurrësesi aq shumë sa ty, por sot doja të të pyesja se në cilin dokument të Bashkimit Europian ju keni lexuar për një politikë të ndryshimit të kufijve? Ndoshta më ndihmon edhe mua të kuptoj më mirë vizionin e Bashkimit Europian për Ballkanin?

E dyta, nëse do të ishe Ministër i Jashtëm dhe për rrjedhojë edhe drejtues i OSBE në vitin 2020, jam shumë kurioze të di nëse do ta implementoje konceptin e suazave të korrigjimeve territoriale të përgjithshme të kufijve qe po ndodhin ne Ballkanin Perëndimor edhe për Ukrainën, Libinë, Sirinë? Interesante do të ishte apo jo???


 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Na flet për edukatë i gjati kryeministër', studentët i përgjigjen Ramës me isopolifoni (VIDEO)
Rektorati i Tiranës merr vendimin e rëndësishëm, thirrje studentëve të kthehen në auditore »
Article Logic
Execution time: 0.14462900161743
array(1) { ["section"]=> string(103) "ti-nuk-pranove-te-vije-ish-ministrja-e-integrimit-pyet-gent-caken-ne-cilin-dokument-te-be-lexove-148372" }