‘’Ti përmend time më të vdekur? Mesila, sikur të kishe çerekun e dinjitetit të saj…A je pjesë e maxhorancës që do varje te palmat?!’’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:55 28-09-2016 ‘’Ti përmend time më të vdekur? Mesila, sikur të kishe çerekun e dinjitetit të saj…A je pjesë e maxhorancës që do varje te palmat?!’’

Vazhdon përplasja publike mes Kristi Pinderit dhe Mesila Dodës. Aktivisti i LGB-së i kthen përgjigje sërish deputetes së PDIU-së Mesila Doda, pasi ajo e quajti ‘’Legen i vogëll’’ e i përmendi të ëmën. ‘’Edhe njehere Mesila: a ishe 8 vjet ne pushtet?! A erdhe per here te trete ne 2013 serish ne Parlament me votat e PD? Ne mes te mandatit a ike nga partia qe te zgjodhi?! A je tani prape pjese e maxhorances te cilen doje ta varje te palmat?! Te kam faj une qe ushtron kete profesion politik?! :) Ti permend time me te vdekur?! Mesila, sikur te kishe cerekun e dinjitetit te saj... Po #prostitucioni politik nuk e njeh dhe nuk e kupton dot dinjitetin’’, shkruan Pinderi.

PËRPLASJA E PLOTË:

KRISTI PINDERI: Kam dy probleme ne lidhje me kete debatin per prostitucionin: Problemin e pare e kam me faktin qe flamurin pro legalizimit e mban nje biznesmen i cili e trajton debatin ne kendveshtrimin e shtimit te fitimeve e jo ne kendveshtrimin e tipit: secili ka te drejte te beje cte doje me trupin e vet. 2. Me bezdis fakti qe ne kete vend ne mund te riciklojme politikane si tipi i Mesiles permes te ashtuquajturit mbrojtje te moralit shoqeror. Mesila, e si ajo te gjithe politikanet shqiptare jane njerezit qe ushtrojne prostitucion nga mengjesi deri ne darke, permes favoreve, marreveshjeve e kompromiseve qe bejne me njeri tjetri. E thene ndryshe nje prostitute politike nuk mund te jape mendim se cfare do beje me trupin e vet nje grua apo nje burre

MESILA DODA: Po shoh fyerje të rënda që Kristi Pinderi ka lëshuar në adresë time, sepse kam dalë kundër propozimit të legalizimit të prostitucionit…Ç’a të them o legen i vogël…?

Të ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua të ngas ata që s’janë më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë s’e ke… Ti je thjesht i mjerë, sepse nuk ke e s’ke për të patur kurrë dashurinë e një gruaje afër vetes… Je një mjeran i vockël. Ty s’të them dot as ta mendosh si në shtëpine tënde (se të vjen një ditë fëmija e të thotë kam zgjedhur këtë profesionin e prostitutës meqë e futët brenda ligjit), se as këtë s’ke për ta patur dot.

Sa për zgjedhjet e mia politike i kam bërë me ballin lart dhe duke shkuar kundër çdo korrenti të forcës, o legen. Nuk kam përfituar kurrë as një gjysëm leku pa djersë e pa respektuar ligjin, në ndryshim me ty që majmesh me fonde të BE-së e fonde qeverie për diskriminim qe nuk e ke patur kurrë. Ku janë fondet e strehës që more? Sa vetë strehuat që i përzuri familja? Me këto dhe të tjera do merrem shumë, po shumë seriozisht.

Tash edhe një fjalë për këto shoqatat e grave që preken dhe reagojnë, kur bëhet fjala për zonjat në politikë. Unë ja dal 100 herë, 1000 herë vetëm, po na e kurseni hipokrizinë kinse po mbroni të drejtat e grave e po ndihmoni praninë e tyre në politikë. Ky është reagim histerik dhe fyerje e një gruaje, e një nëne, vetëm se po guxon dhe një herë të shkojë kundër rrymës.

KRISTI PINDERI: U zgjova sot me furine e statusit te Mesiles (paska pas lekure te holle si Trump  - got under her skin). Ajo e paska marre personale dhe kur dikush i merr gjerat personale nuk ia vlen me debati. Megjithate edhe kjo me bind qe paskam pas te drejte...

KRISTI PINDERI: ‘’Edhe njehere Mesila: a ishe 8 vjet ne pushtet?! A erdhe per here te trete ne 2013 serish ne Parlament me votat e PD? Ne mes te mandatit a ike nga partia qe te zgjodhi?! A je tani prape pjese e maxhorances te cilen doje ta varje te palmat?! Te kam faj une qe ushtron kete profesion politik?! :) Ti permend time me te vdekur?! Mesila, sikur te kishe cerekun e dinjitetit te saj... Po #prostitucioni politik nuk e njeh dhe nuk e kupton dot dinjitetin’’, shkruan Pinderi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068109035491943
array(1) { ["section"]=> string(131) "ti-permend-time-me-te-vdekur-mesila-sikur-te-kishe-cerekun-e-dinjitetit-te-saj-a-je-pjese-e-maxhorances-qe-do-varje-te-palmat-54405" }