“Ti qytetar që je neveritur nga kjo sallë, ki ende shpresë”

Publikuar tek: politike, më 18:21 04-12-2015 “Ti qytetar që je neveritur nga kjo sallë, ki ende shpresë”

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë fjalës të mbajtur në foltoren e Kuvendit ka folur për problemet që shoqërojnë sot këtë institucion të rëndësishëm.

Tahiri u është drejtuar qytetarëve që sipas tij duhet të kenë ende shpresë sepse brenda asaj salle jo gjithçka është negative. Përveç padrejtësive, amoralitetit dhe turpit që sipas Tahirit janë ulur këmbëkryq në Kuvend ka edhe njerëz që përpiqen ta shndërrojnë Shqipërinë në vendin që të gjithë duan.

Pjesë nga fjala e Ministrit Tahiri:

Ti qytetar që je neveritur nga kjo sallë mos u neverit ki ende shpresë se brenda në këtë sallë ka njerëz që i kanë shërbyer Shqipërisë në momentet më të vështira. Ka ende nga ata që luftojnë dhe përpiqen të ngrenë Shqipërinë mbi gërmadha.

Se në këtë sallë ka dinjitet, mos mendoni se në këtë sallë ulet këmbëkryq pandershmëria, dije se rri edhe ndreshmëria. Nëse mendon se padrejtësia, amoraliteti janë ulur këmbëkryq dije se janë ulur edhe vlerat. Nëse ke humbur shpresën hap sytë dhe dallo se injorantët duan të na tërheqin në fushën e tyre, ndaj ngrihu dhe dallo se cilët janë ata që na bëjnë me turp dhe ata që përpiqen ta bëjnë Shqipërinë si e duam. Ne nuk pajtohemi dot me këtë turp kolektiv, edhe ju të rinj dhe të reja që jeni rritur duke parë se sa turp mund të prodhojë kjo sallë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haxhinasto-deputetëve: Mos bëni politikë, se nëse e bëjmë, kemi shumë llogari për të dhënë…
Blushi: Kjo qeveri i ka tradhëtuar të varfërit, buxhetin do e votoj por me hundën mbyllur »
Article Logic
Execution time: 0.023576974868774
array(1) { ["section"]=> string(62) "ti-qytetar-qe-je-neveritur-nga-kjo-salle-ki-ende-shprese-26974" }