“Tifozat Kuq e Zi” kundër miqësores Kosovë-Shqipëri: Festojmë në rrugë, jo në stadium

Publikuar tek: sport, më 17:45 10-11-2015 “Tifozat Kuq e Zi” kundër miqësores Kosovë-Shqipëri: Festojmë në rrugë, jo në stadium

Tifo-grupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë ta pranishëm në shkallët e stadiumit “Adem Jashari” në Prishtinë për të ndjekur miqësoren me Kosovën.

Ky grup thekson se gjithnjë ka mbështetur krijimin e një ekipi Kombëtar dhe se shqiptarët duhet të përfaqësohen vetëm me një flamur, duke mos pranuar përfaqësuesen e Kosovës. Tifo-grupi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Prishtinë që të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares dhe të festojnë së bashku në sheshet e qytetit.

Reagimi i TKZ:

Të nderuar Tifoza,

Këtë të premte, Kampionet tanë zhvillojnë ndeshjen e parë që pas kualifikimit historik në Kampionatin Evropian "Francë 2016", në shtëpinë e tyre të dytë, AUTOKTONE, në Prishtinë. Ndeshja do te jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë.

Që nga themelimi, një ndër misionet bazë të Tifozave Kuq e Zi ka qenë që Shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare, dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë, dhe për këtë arsye, të Premten nuk do të jemi prezent si grupim në Stadionin e Prishtinës, por që sigurisht që do të jemi prezent në Prishtinë për festën e madhe. Që nga themelimi dhe deri më sot, ne kemi përkrahur vetëm Kombëtaren Shqiptare dhe skuadrat shqiptare në Evropë. Por asnjëherë të vetme nuk kemi qenë në tribuna, kur në fushë kanë qenë dy skuadra me futbollistë shqiptarë. Dhe me gjithë dëshirën që të jemi prezent, nuk do të mundemi të jemi aty.

Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje te gjithë Shqiptarëve në Kosovë, të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares në Prishtinë, dhe te festojnë në numër sa më të madh. Edhe ne si grupim, do te jemi të pranishëm ne Prishtinë, dhe do të festojmë gjithë së bashku ketë arritje historike të Kombëtares tonë.

Për fund, Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë të besojnë se sot, më shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një Kombëtare. Ne vazhdojmë të përkrahim ekipet shqiptare të të gjitha trevave që luajnë dhe do të luajnë në arenën ndërkombëtare dhe të mos mbesin të izoluar. Sidoqoftë, në përfaqësimin si Komb, duhet të jemi një dhe vetëm një.

Kombëtarja që e kemi tani, është shembulli më i mirë i bashkimit, dhe suksesit.

Gëzuar Shqiptarë! Gëzuar Shqipëri Etnike!

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si ka qenë jeta e Ronaldos fëmijë, përpara se të bëhej i famshëm (Video)
Lojtarët e Kombëtares mbërrijnë në Tiranë, përgatiten për Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.024528026580811
array(1) { ["section"]=> string(87) "tifozat-kuq-e-zi-kunder-miqesores-kosove-shqiperi-festojme-ne-rruge-jo-ne-stadium-25115" }