“Tifozat Kuq e Zi” pa bileta: Presim takimin me FSHF, stadiumi për tifozët, jo zyrë për “kollaret”

Publikuar tek: sport, më 15:51 17-09-2015 “Tifozat Kuq e Zi” pa bileta: Presim takimin me FSHF, stadiumi për tifozët, jo zyrë për “kollaret”

Tifo-grupi i Kombëtares Shqiptare, Tifozat Kuq e Zi, ende nuk janë pajisur me bileta për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi, ndërsa pritet një takim me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit për të përcaktuar hapësirën që do i jepet kësaj tifozerie në stadiumin “Elbasan Arena”. Përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi, Elton Çela, ka thënë për Newsbomb.al se ky tifo-grup synon  të gjithë sektorin C2 të stadiumit, megjithatë një reagim zyrtar do të ketë pas takimit me FSHF-në.

I pyetur për akuzat e bëra ndaj FSHF-së se biletat nuk po shpërndahen në mënyrë të drejtë, Çela ka refuzuar të komentojë punën e këtij institucioni, por ka theksuar se stadiumi duhet të jetë shtëpia e tifozëve dhe jo zyrë për “kollaret”.

Çela ka pranuar se Tifozat Kuq e Zikanë përgatitur koreografi për këtë ndeshje por nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me këtë, ndërsa u ka kërkuar të gjithë tifozëve shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm në stadium dhe të mos bëjnë asnjë veprim që mund të penalizonte Shqipërinë.

Në media është folur se FSHF nuk do të pajisë me bileta tifo-grupet shqiptare për ndeshjen e 8 tetorit, a kanë pasur Tifozat Kuq e Zi vështirësi në lidhje me këtë?

Ne ende nuk kemi marrë një takim me FSHF-në në lidhje me organizimin e ndeshjes Shqipëri-“Shkijet” (Serbi) dhe ndaj nuk mund tu japim një informacion të saktë. Synimi ynë është ashtu, si në cdo sfidë gjithë sektori C2. Por për më tepër do kemi një reagim pas takimit me FSHF-në ndërsa përsa i përket tifogrupeve të tjera jemi me idenë që në stadium duhet të jenë ata tifoz që e mbështesin Kombëtaren në çdo sfidë dhe jo vetëm në këtë sfidë.

Tifozët shiptarë po ankohen se biletat po i shpërndahen njerëzve të administratës dhe miqve të tyre, si e komentoni ju mundësinë që në ndeshjen Shqipëri-Serbi të kemi një stadium të mbushur me “kollare”?

Sigurisht sukseset e Kombëtares e kanë kthyer atë në një trend dhe kushdo sado shumë apo pak tifoz qoftë do të jetë në këtë sfidë. Nuk mund të gjykojmë punët e FSHF-së por e sigurt është që stadium është shtëpia e tifozëve dhe jo zyrë për ‘’kollaret’’.

Tifozat Kuq e Zi kanë organizuar shpesh herë koreografi të veçanta në ndeshjet e Kombëtares, duhet të presim ndonjë surprizë të bukur për ndeshjen kundër Serbisë?

Në shkojmë në stadium për të mbështetur Kombëtaren me thirrje, këngë por edhe koreografi. Çdo ndeshje ka rrethanat dhe specifikat e veta dhe në përshtatje me të ne jemi përpjekur të shpalosim edhe koreografitë tona që shpesh kanë qënë të goditura. Por gjithmonë koreografitë kanë qënë surprizë dhe janë mësuar vetëm në stadium njësoj do të veprohet edhe në këtë rast.

A mendoni se tifozët shqiptarë janë në gjendje të ruajnë gjakftohtësinë në këtë ndeshje, edhe në rast të një provokimi nga pala tjetër?

Kjo ndeshje ka një tjetër domethënie për shqiptarët dhe kjo dihej që në momentin e parë që u hodh shorti dhe aq më tepër pas ndeshjes së Beogradit. Të gjithë duhet të sensibilizojmë opinion e sidomos ata tifozë që do të shkojnë në stadium se ne jemi aty për të mbështetur Kombëtaren tonë dhe sigurisht nuk duam që të prishim ëndrrën që e kemi kaq pranë. Edhe pse për shkak të kushteve historike kjo ndeshje kalon përtej futbollit mendoj se të gjithë do jemi aq të ftohtë sa për të treguar kujdes për mbarëvajtjen e ndeshjen dhe të mos kemi probleme që do të na prishnin punë si Kombëtares ashtu edhe imazhit tonë në botë.

Dhë në fund, një parashikim për rezultatin e kësaj ndeshje të rëndësishme…

Parashikim… Ëndrra ime është shënon Cana dhe Shqipëria fiton ndërkohë që Loriku merr lajmin që është bërë baba. Edhe ndërkohë Portugalia mund Danimarkën. Imagjinoni se cfarë do të ndoshte me shqiptarët atë ditë. O sa mirë me qënë shqiptar.

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FIFA zyrtarizon datën për ceremoninë e Topit të Artë 2015
Skënderbeu e nis me humbje aventurën në Europa League »
Article Logic
Execution time: 0.0043859481811523
array(1) { ["section"]=> string(97) "tifozat-kuq-e-zi-pa-bileta-presim-takimin-me-fshf-stadiumi-per-tifozet-jo-zyre-per-kollaret-21029" }