Tifozët anglez do të jenë të pranishëm në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri -Francë, e duket se përgatitjet i kanë nisur rreth 4 ditë para.
Në një video amatore, ata shihen teksa festojnë duke kënduar me të madhe “Albania, Albania”. Mesa duket, huliganët anglez, të cilët u përfshinë në përleshje të dhunshme me ata rusë, dinë t’i zgjedhin “aleatët”.
Ditën e sotme një gjykatë në Marsejë dënoi me dy dhe tre muaj burg dy tifozë anglez për sjellje të dhunshme në stadium.