Tifozët ballkanas leksion Europës

Publikuar tek: sport, më 17:35 12-06-2016

Shqipëria, Kroacia, Rumania dhe Turqia janë vendet ballkanike që marrin pjesë në Kampionatin Europian dhe paraqitja e tifozëve të këtyre shteteve në ndeshjet e para ka qenë leksion i mirë për të gjithë Europën.

Ishin rumunët të parët që treguan një sjellje të qytetëruar në ndeshjen hapëse të Euro 2016, kundër Francës. Asnjë incident nuk u shkaktua në stadium apo jashtë tij.

Një ditë më pas, shqiptarët treguan po të njejtën qytetari, ku pavarësisht rivalitetit me Zvicrën, e ndanë stadiumin paqësisht me tifozët e këtij shtetit. Në rrugë pati përballje mes dy tifozerive, e cila u shndërrua në sfidë me këngë dhe kurrësesi në grushta apo shkelma, siç kemi parë të ndodhë me tifozeritë e tjera.

Sot, turqit dhe kroatët treguan një sjellje “fair play” gjatë gjithë kohës. Madje ata festuan së bashku jashtë stadiumit, ndërsa brenda tij nuk u regjistrua asnjë incident i vetëm.

Pavarësisht se shpesh herë ballkanist konsiderohen si strumbullarë të çdo incidenti, ky Kampionat Europian po tregon anën tjetër të medaljes. Tifozët ballkanas duhet të jenë shembull për francezët, anglezët dhe rusët, të cilët po i prishin gjithnjë e më shumë bukurinë këtij evenimenti me skenat horror të dhunës mes tyre. 

Romania-football-fans.jpg

539393076.jpg

CkwH0YOWsAA9yXM.jpg

400x400_299991465733572.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FSHF njoftim të rëndësishëm për biletat e ndeshjeve të Shqipërisë me Francën dhe Rumaninë
Gjyshi refuzon të shkojë në stadium kur ai luan, Hysaj tregon arsyen »
Article Logic
Execution time: 0.021929979324341
array(1) { ["section"]=> string(39) "tifozet-ballkanas-leksion-europes-43280" }