Tifozët e Feynordit “shkatërrojnë” Romën

Publikuar tek: sport, më 16:16 19-02-2015 Tifozët e Feynordit “shkatërrojnë” Romën

Ishte parashikuar një ndeshje me rrezikshmeri të lartë ndaj dhe masat e rrepta që janë marrë kanë qenë të justifikuara.

Pas trazirave të shkaktuara të mërkurën në mbrëmje në kryeqytetin italian, tifozët e Feynordit të cilët kanë mbërritur për të ndjekur ndeshjen e vlefshme për Europa League, kundër Romës kanë shkaktuar dëme të tjera mëngjesin e sotëm. Sheshi “Piazza di Spagna” ngjanë më shumë si një vendgrubullim plehrash sesa një zonë turistike. Në atë që është konsideruar si një nga vendet më të bukura në botë për tu vizituar rreth 500 huligan holandez kanë kryer akte vandale duke mbushur sheshin me një numër të madh shishesh. Kore të turpshme, përleshje me policinë dhe dëmtime të bizneseve përeth kanë qenë ato që tifozët miq kanë bërë në pak orë qëkur kanë mbërritur në Romë. 

Por pak orë përpara fillimit të ndeshjes në Romë kanë mbërritur mbi 4000 tifozë të tjerë, shumë më shumë seç ishte parashikuar nga forçat e rendit. Për këtë shkak rreth 1300 agjent policie dhe 700 roje të stadiumit janë angazhuar për t'u përballur me veprimet e dhunshme të huliganëve.

Deri më tani janë arrestuar 23 holandezë, ndërsa 10 policë dhe tre tifozë janë plagosur si pasojë e përleshjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbi-Shqipëri, vendimi përfundimtar në 16 Prill
Lojtari i Interit adoptohet nga agjenti i tij: “E kam si fëmijë” »
Article Logic
Execution time: 0.023090124130249
array(1) { ["section"]=> string(43) "tifozet-e-feynordit-shkaterrojne-romen-3849" }