Tifozët e PARTIZANIT 'ndalin' Botërorin, njoftim i rëndësishëm për 12 korrikun

Publikuar tek: sport, më 15:53 23-06-2018 Tifozët e PARTIZANIT 'ndalin' Botërorin, njoftim i rëndësishëm për 12 korrikun Foto ilustruese

Partizani do të luajë kundër Mariborit, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Europa League.

Takimi i parë do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, ndërsa ai i kthimit një javë më vonë në Slloveni.

Për këtë ndeshje po përgatiten edhe tifozët e zjarrtë ” Ultras-Guerrils” të cilët përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëjnë thirrje të gjithë mbështetësve të harrojnë Botërorin dhe të bëhen gati për të qenë pranë ekipit të tyre të zemrës.

“Partizani- Maribor

Behuni gati te gjithe per ndeshjen e pare europiane e cila do te luhet me date 12 korrik ! Organizimi ka filluar qe tani, qendroni te gatshem per mobilizim masiv. Se bashku te bejme te mundur zhvendosjen e gjithe qytetit nga ekranet e medha apo sallat e basteve per ne stadium duke krijuar atmosfere festive dhe njekohesisht te frikshme per kundershtarin ! Sepse me date 12 nuk ka boteror, ne ate date luan kryeqyteti !

Ju ftojme te gjitheve, ftoni ke mundeni !”, shkruhet në njoftimin e tifozëve “Ultras-Guerrils”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjohet Xherdan Shaqiri dhe publikon foton emocionuese (NË BRENDËSI)
Përfundon gjithçka në miqësoren e Kukësit, dy gola vendosin rezultatin »
Article Logic
Execution time: 0.015875101089478
array(1) { ["section"]=> string(82) "tifozet-e-partizanit-ndalin-boterorin-njoftim-i-rendesishem-per-12-korrikun-125477" }