Tifozët e Tiranës grushta futbollistit bardheblu, lojtarët detyrohen të braktisin stërvitjen

Publikuar tek: sport, më 14:33 26-01-2017

Tifozët e Tiranës kanë hyrë mesditën e sotme në kompleksin “Skënder Halili”. Mbështetësit bardheblu nuk kanë lejuar skuadrën e Tiranës të stërvitet, teksa i kanë detyruar futbollistët të kthehen në dhomat e zhveshjes.

Madje mesfushori Gilman Lika është konfrontuar fizikisht me ultrasit e zjarrtë. Kanë qenë shokët e shkodranit, të cilin e kanë detyruar të futet në dhomat e zhveshjes.

Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërkohë që tifozët bardheblu janë betuar që nuk do të lejojnë që skuadra të stërvitet më aty, pas vendimit që Partizani do të luajë në “Selman Stërmasi”.

Vendimi i marrë ditën e djeshme që Partizani të luajë në shtëpinë e bardhebluve nuk është pritur mirë nga tifozët e Tiranës, të cilët bollokuan stërvitjen e programuar në orën 14:00, e cila është anuluar për sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eleminatoret e Europianit, Shqipëria U21 mëson kundërshtarët
Ultrasit bardheblu përleshen me lojtarët e Tiranës, tifozët e Partizanit përfitojnë nga momenti për të provokuar »
Article Logic
Execution time: 0.02442479133606
array(1) { ["section"]=> string(97) "tifozet-e-tiranes-grushta-futbollistit-bardheblu-lojtaret-detyrohen-te-braktisin-stervitjen-66747" }