Tifozët e Tiranës u kapën me Gilman Likën, reagojnë ultrasit e Vllaznisë: Mos na i prekni djemtë tanë, nëse doni nisuni për në Shkodër

Publikuar tek: sport, më 16:06 26-01-2017 Tifozët e Tiranës u kapën me Gilman Likën, reagojnë ultrasit e Vllaznisë: Mos na i prekni djemtë tanë, nëse doni nisuni për në Shkodër

Një situatë e tensionuar ka ndodhur sot në kompleksin stërvitor "Skënder Halili". Tifozët bardheblu janë konfrontuar me futbollistin e Tiranës, Gilman Likën, i cili u fut nga shokët e tij në dhomat e zhveshjes.

Për këtë veprim të mbështetësve bardheblu kanë reaguar ultrasit shkodranë të cilët i bëjnë thirrje Fanatikseve mos të kenë përplasje me futbollistët shkodranë. Përmes një statusi në facebook, ata shkruajnë: " Tifogrupi i tiranes " fanaticsat" gjat nje takimi me lojtaret e Tyre kan ofenduar Shkodranet dhe tifogrupin " VLLAZNIT ULTRAS" , i menjehershem ka qen reagimi i Shkodranit Gilman Lika futbollist ne Kte skuader qe ka pasur Edhe perplasje fizike me disa nga grupimi , Nese eshte ndonje gje per tu Zgjidhur e Zgjidhim ne Drejtohuni per ne Shkoder sepse ju a tregojm vendin sikur ju a kemi treguar, por djemt e Shkodres mos na i prekni se Ju a bajm Shkodren me Viza!".

Situata ishte e paralajmëruar, pasi tifozët bardheblu nuk e pritën mirë vendimin që në stadiumin "Selman Stërmasi" do të luajë edhe Partizani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ultrasit bardheblu përleshen me lojtarët e Tiranës, tifozët e Partizanit përfitojnë nga momenti për të provokuar
Pas protestës në "Skënder Halili” arrestohen 21 tifozë të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.004302978515625
array(1) { ["section"]=> string(137) "tifozet-e-tiranes-u-kapen-me-gilman-liken-reagojne-ultrasit-e-vllaznise-mos-na-i-prekni-djemte-tane-nese-doni-nisuni-per-ne-shkoder-66756" }