Tifozët e West Ham-it shkaktojnë kaos në Londër

Publikuar tek: sport, më 22:46 10-05-2016 Tifozët e West Ham-it shkaktojnë kaos në Londër

Sfida e Premier Ligës angleze mes Uest Hemit e Mançester Junajtid u parapri nga skena të shëmtuara, pasi tifozët e Uest Hemit sulmuan autobusin me futbollistët e Junajtid, gjatë rrugës për në stadium.

Pas 112 vitesh, Uest Hemi do t’i japë lamtumirën stadiumit të vet “Upton Park”, që do të prishet për të ndërtuar një stadium të ri, modern dhe më të madh.

Megjithatë, tifozët e Uest Hemit nuk mund të dilnin nga vetvetja, sepse njihen si ndër më të dhunshmit në Angli, shkruan Sportal.

Shishe e sende të ndryshme fluturuan drejt autobusit të “Djajve të Kuq”, që mbërriti me shumë vonesë në stadium, duke bërë që ndeshja të shtyhej me 30 minuta.

Te Mançester Junajtid nuk e bënë të madhe, duke shprehur pakënaqësi, por pa akuzuar askënd dhe pa kërkuar ndonjë ndëshkim për Uest Hemin, ndërsa presidenti i Uest Hemit Dejvid Salivan nuk u tregua shumë elegant, duke thënë se faji ishte i Junajtid, që duhej të shkonte më herët në stadium.

340454F200000578-3583440-Armoured_police_gather_at_the_rear_of_the_coach_as_they_look_to_-a-19_1462906601658.jpg

34043E8F00000578-3583440-Police_on_horseback_intervene_to_force_West_Ham_fans_back_after_-a-21_1462906601659.jpg

3404DBF300000578-3583440-The_extent_of_the_damage_to_the_windows_was_clear_for_all_to_see-a-18_1462906601657.jpg

3404DA4700000578-3583440-image-a-17_1462906601652.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pjesëmarrja në Botëror, Kosova mund të bëhet pjesë e grupit që nuk e “njeh”
Dënimi i tifozëve, KF Tirana apelon vendimin e Komisionit të Disiplinës »
Article Logic
Execution time: 0.017471075057983
array(1) { ["section"]=> string(53) "tifozet-e-west-ham-it-shkaktojne-kaos-ne-londer-40085" }