Tifozët izraelitë me baner kundër refugjatëve

Publikuar tek: sport, më 16:43 14-09-2015 Tifozët izraelitë me baner kundër refugjatëve

Ndonëse në mbarë botën tifozë të skuadrave të ndryshëm, më së shumti në Gjermani, janë solidarizuar me refugjatët që largohen nga vendet e tyre që prej vitesh janë në luftë, ka edhe nga ata tifozë që shprehin anën më antihumane të tyre.

Kjo ka ndodhur me tifozët izraelitë të skuadrës Maccabi Tel Aviv, që kanë hapur gjatë ndeshjes kundër Kiryat Shmona një baner ku shkruhej “Refugjatët nuk janë të mirëpritur”.

Jo pak reagime ka shkaktuar ky baner në rrjetet sociale në një kohë kur Europa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk do të pranojë asnjë refugjat sirian, megjithatë do të asistojë me medikamente dhe produkte të tjera të nevojshme për kampet e ngritura për ta në Lindjen e Mesme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbja bën mrekullinë, rikuperon në kohë Hamdi Salihin
Mourinho trajner i Arsenalit? »
Article Logic
Execution time: 0.030449151992798
array(1) { ["section"]=> string(51) "tifozet-izraelite-me-baner-kunder-refugjateve-20752" }