Kroaci-Rusi do të jetë çerekfinalja tjetër e këtij Botërori. Kjo pasi kroatët u kualifikuan pas një ndeshje dramatike me Danimarkën pas penalltive, ndërsa 120 minuta loje u mbyllën 1-1.
Sakaq, ky kaulifikim është festuar në një mënyrë të veçantë nga kroatë. Të entuziazmuar nga fitorja tifozët kanë festuar në rrugët e Rusisë duke bërë me duar simbolin e shqiptarëve, shqiponjën.
Njq veprim i tillë nga ana e tifozëve vjen duke marrë shkas nga marrëdhëniet jo të mira mes Serbisë dhe Kroacisë. Dhe ndoshta ky është një provokim nga ana e kroatëve për serbët.