Tifozët ndezin derbin, në Tiranë shfaqet banderola gjigande

Publikuar tek: sport, më 17:29 03-03-2016

Nesër në orën 18:00 do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, por tifozët nuk kanë pritur të hyjnë në stadium për të mbështetur ekipet e tyre, duke nisur përballjen në qytet.

Një banderolë gjigande është shfaqur në zonën e “Selvijes” në kryeqytet, nga tifozët e Tiranës. Mesazhi sigurisht u drejtohet kundërshtarëve të Partizanit: “Veç në një gjë jeni më lart se ne. Kategoritë që keni provuar janë 3”.

Tifozët e Tiranës në ndeshjet e fundit janë treguar më kreativ në krahasim me ata të Partizanit. Mesazhi i vendosur në hyrje të kryeqytetit, “Mirësevini në Tironën bardheblu”, apo helikopteri që fluturoi mbi stadium me emrin e Tiranës, janë vetëm disa nga gjetjet e tifozerisë së rekordmenëve të Shqipërisë.

Gjithsesi, duhet thënë se spektakli që tifozët e Partizanit dhurojnë në shkallët e stadiumit nëpërmjet mjeteve piroteknike (edhe pse të ndaluara) është i veçantë.

1662407_1672339249688857_2671338565883250742_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interi heroik, por nuk kishte fatin me vete
Partizani fiton në derbi, vetëm 1 pikë larg vendit të parë »
Article Logic
Execution time: 0.021326065063477
array(1) { ["section"]=> string(64) "tifozet-ndezin-derbin-ne-tirane-shfaqet-banderola-gjigande-34136" }