Tifozët shqiptarë thërrasin Messi dhe Irina, ja si reagon Ronaldo (Video)

Publikuar tek: sport, më 17:40 10-09-2015

Përpara fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë në Elbasan Arena, kur dy ekipet kanë dalë në fushën e lojës për të kryer nxemjen, tifozët shqiptarë kanë nisur të thërrasin emrin e Lionel Messi-t dhe ish-të fejuarës së Cristiano Ronaldos, Iryna Shayk.

Ylli portugez nuk ka mundur që ta përballojë këtë situatë, duke ironizuar me tifozët se nuk po i dëgjonte sa duhet.

Megjithatë, thirrjet Messi dhe Irina në stadium janë përsëritur disa herë përgjatë 90 minutave të përballjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë.

Për këtë reagim të Ronaldos kanë shkruajtur edhe disa portale portugeze dhe të Amerikës Latine.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ergys Kaçe i jep fund aludimeve: Asnjë problem me De Biasin, për kombin tim gjithnjë i gatshëm
Mediat e huaja transmetojnë reagimin e Ronaldos në Elbasan kur tifozët thërrasin “Messi” »
Article Logic
Execution time: 0.027273893356323
array(1) { ["section"]=> string(76) "tifozet-shqiptare-therrasin-messi-dhe-irina-ja-si-reagon-ronaldo-video-20481" }