Tifozi i Stoke humbet bastin, “detyrohet” të bëjë tatuazh emrin e Xherdan Shaqirit

Publikuar tek: sport, më 16:33 24-08-2015 Tifozi i Stoke humbet bastin, “detyrohet” të bëjë tatuazh emrin e Xherdan Shaqirit

Për Carl Spruce ishte e pamundur që një lojtar i nivelit të Xherdan Shaqirit të firmoste me një skuadër si Stoke City.

Aq e pamundur i dukej kjo tifozit anglez, sa ai vendosi të vinte një bast (me veten e tij) se në rast se Shaqiri do të transferohej te Stoke, Spruce do bënte tatuazh në trup emrin e tij.

“Disa muaj më parë u diskutua për kalimin e Shaqirit në klubin tonë. Nuk besoja se një lojtar i kalibrit të tij do të mund ta bindnim që të nënshkruante për ne. E kam shkruar edhe në Facebook. Në qoftë se ne arrijmë ta marrim Shaqirin, unë do ta bëj emrin e tij tatuazh”, ka thënë Spruce.

Por, Stoke City vendosi që të shpenzojë plotë 18 milionë franga, një rekord për klubin anglez, duke sjellë në skuadër Shaqirin.

“I kam treguar gruas sime para se ta bëja, por ajo nuk mundi të ma ndryshoj mendjen. Basti është bast”, ka thënë ai, duke treguar se ky tatuazh atij i ka kushtuar 30 funte.

Tashmë tatuazhi “Xherdan Shaqiri #22” do të mbetet përgjithmonë në trupin e tifozit. Shpresojmë që futbollisti me origjinë shqiptare të zhvillojë vërtetë një karrierë të suksesshme te skuadra e Stoke, për të justifikuar edhe këtë veprim të tifozit anglez.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur nuk ndahesh dot nga ekipi i zemrës, tifozi martohet me fanellën e Tiranës veshur
Sot ndeshja Dinamo e Zagrebit – Skënderbeu, ja ç’thonë Bledi Shkëmbi e Mirel Josa »
Article Logic
Execution time: 0.022130966186523
array(1) { ["section"]=> string(85) "tifozi-i-stoke-humbet-bastin-detyrohet-te-beje-tatuazh-emrin-e-xherdan-shaqirit-19058" }