Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën, ish-solisti i grupit ‘Kthjellu’ vjen me koncert

Publikuar tek: kulture-art, më 08:31 24-10-2018 Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën, ish-solisti i grupit ‘Kthjellu’ vjen me koncert Mentor Haziri

Këngëtari i muzikës pop dhe rock, Mentor Haziri do të sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë.

Një mbrëmje e dedikuar muzikës së mirë dhe adhuruesve të këngëtarit të njohur me zërin e fuqishëm që gjithë jetën ia ka dedikuar dashurisë për këngën. Koncerti do të zhvillohet më datë 28 tetor, në Qendrën kulturore, Katedralja Ortodokse në Tiranë.

I njohur si këngëtar i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues, Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme.

Mentori ka premtuar shumë surpriza për të gjithë ata që e duan muzikën live, gjithashtu ka theksuar se të gjithë hitet e tij ndër vite do të risillen në mbrëmjen speciale, ndër to këngët: “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balerini shqiptar Igli Mezini rikthehet pas 5 vjetësh në skenën e Festivalit të Kanës
»
Article Logic
Execution time: 0.012567043304443
array(1) { ["section"]=> string(98) "tingujt-e-muzikes-pop-dhe-rock-ndezin-tiranen-ish-solisti-i-grupit-kthjellu-vjen-me-koncert-138900" }