Tinka Kurti ka ditëlindjen. Artistja e madhe shqiptare bën…

Publikuar tek: kulture-art, më 14:02 17-12-2015 Tinka Kurti ka ditëlindjen. Artistja e madhe shqiptare bën…

Aktorja e madhe shqiptare  e shumë e shumë filmave, teatrove, dramave Tinka Kurti feston sot ditën e lindjes së saj.

Kurti ka lindur më 17 dhjetor të vitit 1932 Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës dhe ka një karrierë të gjatë e të suksesshme në filmat, dramat e teatrot shqiptare.

Ajo mbush sot plot 83 vjeç.

Nga rolet e karrierës së saj, të cilën e nisi që 14 vjeç, Tinka Kurti numëron rreth 120 role, ndër të cilat 35 filma.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension punoi në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. “Tana” 1958, Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”,  “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, “Fisheku në pajë” , “Fejesa e Çehovit” etj janë disa nga veprat ku luajti aktorja.

Kurti është nderuar me medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Klosi merr çmimin “Histori suksesi” për vitin 2015
Vajza shqiptare triumfon në Kinë, Ertemiona Mejdani fiton vendin e parë të Miss First International mes 140 vajzave nga mbarë bota (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.044027805328369
array(1) { ["section"]=> string(63) "tinka-kurti-ka-ditelindjen-artistja-e-madhe-shqiptare-ben-27988" }