Tirana apelon dënimin e Disiplinës për Gentjan Muçën

Publikuar tek: sport, më 16:12 13-05-2016 Tirana apelon dënimin e Disiplinës për Gentjan Muçën

KF Tirana ka depozituar sot në Federaten Shqiptare të Futbollit kërkesën për Komisionin e Apelit. Kryeqytetasit e konsiderojnë si absurd vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës dy ditë më parë për Gentjan Muçën, duke kërkuar rishikimin e tij.

“Vendimi për të dënuar për një vit futbollistin bardheblu është absolutisht i gabuar dhe argumentimi i dhënë, se Muça ka nxitur urrejtje dhe dhunë gjatë festes së tij me tifozet, juridikisht është i gabuar. KF Tirana ka përgatitur dosjen me argumentat përkatës dhe materiale të nevojshme për këtë çeshtje të cilat sot i ka depozituar zyrtarisht në Federatën Shqiptare të Futbollit për Komisionin e Apelit. KF Tirana i kërkon publikisht Komisionit të Apelit të mos politizojë këtë çështje duke dëmtuar sportivisht klubin, karrierën e futbollistit Gentjan Muça dhe komunitetin bardheblu që e ndjen me të drejtë veten të persekutuar pas denimëve të dhëna së fundmi”, thuhet në reagimin e klubit bardheblu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ibrahimovic largohet nga PSG: Erdha si mbret, largohem si legjendë
Votimi për Kosovën, Zvicra bojkoton FIFA-n »
Article Logic
Execution time: 0.018667936325073
array(1) { ["section"]=> string(58) "tirana-apelon-denimin-e-disiplines-per-gentjan-mucen-40363" }