Tirana avancon pa zhurmë, Partizani ngec në Shkodër

Publikuar tek: sport, më 18:35 13-02-2016 Tirana avancon pa zhurmë, Partizani ngec në Shkodër

Skënderbeu ka mundur lehtësisht skuadrën e Tërbunit me rezultatin 3-1 duke marrë tri pikë me vlera për objektivat e saj.

Ka qenë i përhershmi Hamdi Salihi ai që ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të duke mposhtur portierin Kuka nga brenda zonës.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka dominuar lojën, por në fraksionin e parë të lojës nuk ka mundur të shënojë më.

Në pjesën e dytë është sërish Salihi që shënon golin e tij të 18-të në këtë kampionat ndërsa në minutën e 85-të Renatinjo vulosi rezultatin në 0-3.

Goli i Jovanoviç për Tërbunin në minutën e 90-të ka vlejtur vetëm për statistika.

Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 49 pikëve duke mbajtur kreun e renditjes, ndërsa Tërbuni mbetet i fundit me 11 pikë pas 21 ndeshjesh.


Kjo Vllazni nuk meriton të bjerë. Nuk ka yje, vuan të shënojë, por me Armando Cungun ka rigjetur vetveten, luan fort, nuk dorëzohet deri në fund dhe tregon se nuk i druhet as Partizanit, që pretendon titullin.

Luftë dhe paqe në Shkodër, një barazim 1-1 mes tensionit, me nga një gol në çdo pjesë dhe Vllazninë që barazoi me meritë në fund, duke festuar sikur të kishte fituar.

Ndeshja nisi e shpejtë, me dy skuadra që dukej qartë që nuk luanin për barazim.

Megjithatë, ngacmimet në portat përkatëse ishin tepër të rralla, si për mbrojtjet solide, sidomos te Partizani, ashtu edhe për sulmet e dobëta, ku ai i Vllaznisë tregoi se ka ende shumë probleme.

Ndeshje të tilla i zhbllokon shpesh një gabim dhe atë e bëri Vllaznia, ose më saktë portieri Dragojeviç, i cili grushtoi keq një gjuajtje pa pretendime nga distanca dhe mbi vijën fatale Raçiç e pati të thjeshtë të shtynte topin në rrjetë.

Vllaznia nuk krijoi asnjë rast të pastër për shënim, por e rriti presionin dhe në fundin e pjesës së parë pretendoi edhe për penallti, që krijoi polemika e sherr masiv në fushë.

Pas pushimit trajneri vendas Cungu u përjashtua më të kuqe, por ritmi mbeti i lartë dhe Vllaznia shumë kërkuese.

Sulmet shkodrane prodhuan disa rreziqe, por pak goditje në kuadrat, ndërsa Partizani u mjaftua me një mbrojtje shumë të kujdesshme, të ndihmuar nga mesfusha, ku spikati Vila, i cili luajti si mbrojtës i djathtë.

Ndërrimet nuk prodhuan asgjë, veç sulmeve pa fund të Vllaznisë dhe mbrojtjes shumë të kujdesshme të miqve.

Në fund Arbri lëshoi një "predhë", por Hoxha tregoi se jo më kot është me kombëtaren.

Megjithatë, në minutën e fundit të kohës së rregullt erdhi festa shkodrane, sepse një kros në zonë u prek sa duhej nga Dibra, i futur në pjesën e dytë.

Barazim i merituar, për dëshirën e madhe të vendasve për të mos humbur, ndërsa Partizani paguan faktin se në pjesën e dytë mendoi vetëm të mbrohej, duke humbur dy pikë "të rënda".


Kukësi ngec në shtëpi me Teutën duke mos mundur të fitojë dot ndaj durrsakëve të drejtuar nga Gugash Magani.

Kanë qenë miqtë që kanë gjetur golin të parët me anë të mbrojtësit Shkalla, por Kukësi ka reaguar shpejt duke barazuar ndeshjen me anë të Eminit.

Ndeshja ka vijuar tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk shënon dot në pjesën e parë.

Kukësi do të kërkojë golin e avantazhit dhe e ka gjetur atë në minutën e 75-të me anë të brazilianit Erik Flores.

Por nuk mbaron këtu pasi ka sërish gol, këtë herë pas një devijimi të portierit Koci që dërgon topin portën e tij.

Barazim 2-2 e një pikë që nuk u shkon për shtat objektivave të dy skuadrave që synojnë vendin e tretë, por tashmë kanë thelluar edhe me dy pikë të tjera diferencën me Tiranën.


Nuk është një Tiranë ëndrrash, por këtë vit po merr ato që kanë vlerë, pikët.

Bardheblutë mposhtën sot Bylisin 2-0, në një ndeshje mjaft të ndërlikuar, vendosur në 20 minutat e fundit të ndeshjes.Bylisi luante "për bukën e gojës" dhe u paraqit shumë mirë, sidomos në pjesën e parë.

Tirana, me mungesa të shumta, vuajti sërish në sulm, por e zgjidhi me një penallti të Muzakës në minutën e 73-të.Më pas, pati festë edhe për të riun Peçi, i cili shënoi golin e dytë në fund.

Fitore e artë për Tiranën, që avancon, ndërsa Bylisi humbet terren në garën për mbijetesë.


Laçi ka arritur të mundë Flamurtarin në trasnfertë falë golit të shënuar nga ana e Cetkoviç duke regjistruar fitoren e parë në këtë vit kalendarik në kampionat.

Përballja ka nisur mjaft e luftuar teksa të dyja skuadrat kërkojnë me mënyrën e tyre rrugën e rrjetës.

Rastin e parë të pastër e ka patur Laçi, që pas një aksioni personal të Cetkoviç që shërben për Nimanin që godet shtyllën.

Pashaj me kokë për Flamurtarin në fundin e pjesës së parë godet tranversën e në këtë mënyrë rrjetat në pjesën e parë mbetetn të paprekura.

Fraksioni i dytë i lojës nis me gol për Laçin, e është malazezi Cetkoviç që gjen rrugën e rrjetës pas një topi të marrë nga Veliaj.

Vlonjatët bëjnë të gjitha përpjekjet për të shënuar, teksa kërkohet të arrihet me anë të topave të gjatë por pa sukses.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në kuotën e 28 pikëve, ndërsa vlonjtatët mbeten në vendnumëro me 17 pikë në vendin e tetë.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventusi në krye, Zaza “rrëzon” Napolin në minutat e fundit
Rikthehet Champions League, PSG fiton ndaj Chelsea, por gjithçka vendoset në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.011144876480103
array(1) { ["section"]=> string(56) "tirana-avancon-pa-zhurme-partizani-ngec-ne-shkoder-32492" }