Tirana, Debatik Curri: Ne nuk jemi pjesë e Aleancave, fitojmë vetëm

Publikuar tek: sport, më 09:16 01-04-2015 Tirana, Debatik Curri: Ne nuk jemi pjesë e Aleancave, fitojmë vetëm Debatik Curri duke folur per median

Debatik Curri është kthyer te Tirana pasi u grumbullua me kombëtaren. Në analizën e tij përpara ndeshjes me Flamurtarin në Vlorë dhe gjysëmfinales me Laçin për Kupën e Shqipërisë Curri thotë se ekipi do të punojë sikur të ishin të gjitha ndeshje finale.

“Janë edhe 8 finale, ndaj do të futemi në çdo ndeshje për ta fituar. Nuk jemi dorëzuar për titullin, jemi në garë edhe në Kupë, ndaj deri në finish do të tentojmë për të dy trofetë. Flamurtarin e njohim si kundërshtar, kemi luajtur tri herë në këtë sezon. Besoj se do të fitojmë, do ruajmë traditën për të marrë tri pikët. Mundësitë i kemi për të marrë pikët që kanë mbetur. Tri ndeshjet e fundit kemi dëshmuar rritje, kemi bërë lojëra të mira dhe mbi të gjitha me ekipet kryesuese. Ndaj do tentojmë që ti marrim të gjitha, në fund do bëjmë llogaritë. Aleancat janë bërë pjesë e bisedave cdo javë. Por ne nuk kemi pse u druhemi. Të shohim veten dhe të bëjmë ndeshjet tona. Nëse je më i fortë ia del edhe kur ka aleanca. Megjithëse, padyshim është e vështirë pasi nuk është e lehtë të shpallesh kampion kur të tjerët kanë aleatë dhe ti vazhdon të luash drejt. Laçi ka qenë ekipi që na ka hapur më shumë vështirësi. S’e kemi mundur asnjëherë, vetëm një barazim kemi marrë. Ndaj është moment i duhur për revansh. Ekipet e mëdha dhe pretendente, në ndeshje të tilla e tregojnë veten” tha Debatik Curri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Loro Boriçi” brenda vitit i gatshëm për Kombëtaren
Mjeku fizioterapist: Si e ngrita në këmbë Mërgim Mavrajn për tre ditë rresht »
Article Logic
Execution time: 0.11530017852783
array(1) { ["section"]=> string(69) "tirana-debatik-curri-ne-nuk-jemi-pjese-e-aleancave-fitojme-vetem-7505" }