Tirana dhe Laçi fitojnë, Kukësi mposht Partizanin

Publikuar tek: sport, më 17:24 14-02-2015 Tirana dhe Laçi fitojnë, Kukësi mposht Partizanin

Kukësi ka mposhtur Partizanin në përballjen direkte në stadiumin “Zeqir Ymeri”, duke lënë pas të kuqtë në garën për titull.

Ishte Pejiç ai që shënoi i pari në portën e Partizanit, i ndjekur më pas nga Zeqiri i cili në minutën e 39 dyfishoi rezultatin.

Gjithsesi, për Kukësin nuk kishte përfunduar këtu, pasi në minutën e 63 të pjesës së dytë ekipi verilindor shënoi golin e tretë me Shametin.

Për Tiranën ashtu siç pritej në këtë ndeshje, ishte një rezultat pozitiv përballë skuadrës së Elbasanit.

Ndonëse pjesa e parë u mbyll pa gola në të dyja krahët, Sefa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 54 duke e kaluar Tiranën në avantazh. Me anë të një penalltie të akorduar në minutat e fundit të lojës, Bakaj dyfishoi rezultatin për kryeqytetasit.

Teuta është mundur në shtëpi me rezultatin 1-3 nga ekipi i Laçit. Meto në minutën e 24 dhe Cetkoviç në të 54, i siguruan avantazhin bindës skuadrës së Cungut. Por vendasit u kundërpërgjigjen dy minuta më pas me Ditën duke ngushtuar rezultatin. Për kurbinasit goli i qetësisë do të vinte vetëm në minutën e fundit të lojës, i shënuar nga Zefi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i Parma: Pse Rezart Taçi qëndronte “fshehtë”. Si erdhi dhe si iku nga Parma
Supergoli i Alban Mehës në Bundesligë, foto dhe reagimet në rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.032149791717529
array(1) { ["section"]=> string(53) "tirana-dhe-laci-fitojne-kukesi-mposht-partizanin-3341" }