Tirana dhe Lezha me shpenzimet më të larta mujore, surprizon Vlora

Publikuar tek: ekonomi, më 16:01 18-11-2016 Tirana dhe Lezha me shpenzimet më të larta mujore, surprizon Vlora

Tirana dhe Lezha renditen ndër qytetet të cilat shpenzojnë me shumë për konsumin mujor , ndërsa ka surprizuar Vlora e cila renditet e fundit me 51.198 lekë në muaj. Po ashtu ndër qarqet e fundit për shpenzimet mesatare mujore renditen Dibra dhe Elbasani. 

Gjatë periudhës Janar 2015 - Dhjetor 2015, u krye Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) realizuar nga INSTAT pranë 7.335 Njësive Ekonomike Familjare (NjEF), e cila bën të mundur përshkrimin e shpenzimeve për konsum të NjEF me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri.

Në periudhën e referencës, shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF vlerësohen të jenë 70.766 lekë, duke pasur parasysh se një NjEF në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 4 persona.

Sipas anketës vlerësohet se totali i shpenzimeve për konsum të NjEF për vitin 2015 është rreth 54 miliardë lekë në muaj dhe numri i NjEF në Shqipëri është 764.115.

Nëse konsiderojmë shpenzimet për frymë në periudhën një-vjeçare të kryerjes së anketës, rezulton se një individ në Shqipëri shpenzon rreth 18.600 lekë në muaj për konsum nga të cilat: 9.100 për konsum ushqimor dhe 9.500 lekë për konsum jo-ushqimor.

 

 shpenzime.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01568603515625
array(1) { ["section"]=> string(71) "tirana-dhe-lezha-me-shpenzimet-me-te-larta-mujore-surprizon-vlora-59953" }