Tirana dominon dhe fiton bindshëm në “Selman Stermasi”

Publikuar tek: sport, më 20:29 03-04-2016 Tirana dominon dhe fiton bindshëm në “Selman Stermasi”

Tirana ka fituar sot përballë Terbunit në “Selman Stërmasi me rezultatin 3-0.

Bardheblutë e Ilir Dajës kanë dominuar gjithë takimin dhe në fund kanë shijuar një triumf të rëndësishëm që i mban shume afër me vendin e tretë në kampionat që është edhe objektivi i tyre për këtë sezon pasi do ju mundësonte një vend në Kupat e Europës.

Elis Bakaj ishte heroi i këtij takimi pasi ka shënuar 3 gola duke qenë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi hapi serinë e golave në minutën e 24′ duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Tiranës, shkruan Panorama Sport.

Më pas në pjesën e dytë sulmuesi ka realizuar edhe dy gola të tjerë në të 78-ën dhe 89-ën ku vulosi fatin e këtij takimi.

Tërbuni u përpoq, por nuk mundi në asnjë moment të verë në vështirësi portën e Edvan Bakajt. Me fitoren e sotme Tirana mban vendin e pestë me 44 pikë, 4 më pak se Kukësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Luksemburgut dhe Austrisë, Kombëtarja Shqiptare zhvillon miqësoren e rradhës
Aromë titulli në Leicester »
Article Logic
Execution time: 0.010754823684692
array(1) { ["section"]=> string(58) "tirana-dominon-dhe-fiton-bindshem-ne-selman-stermasi-36754" }