Tirana dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun mbyll dyert për tifozët: Qetësi dhe përqëndrim

Publikuar tek: sport, më 11:09 19-09-2015 Tirana dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun mbyll dyert për tifozët: Qetësi dhe përqëndrim Fusha e stervitjes se Tiranes, Skender Halili

Tirana kërkon përqëndrim. Dy ditë përpara ndeshjes me Skënderbeun që do të luhet në Korçë në orën 20 të së hënës, stafi teknik dhe drejtues i Tiranës ka kërkuar përqëndrim dhe qetësi. 

Siç raporton portal i ri i klubit Tirana, dyert e kompleksit “Skënder Halili” do të jenë të mbyllura ditën e sotme dhe të nesërme, përpara ndeshjes, ndërkohë që tifozët apo edhe gazetarët do të marrin zyrtarisht informacionin nga klubi.

Stërvitja e sotme përpara ndeshjes do të bëhet në Skënder Halili, më pas futbollistët e Tiranës do të nisen drejt Korçës, një ditë para ndeshjes, duke qëndruar në Pogradec, e për tu bërë gati për sfidën.

Tirana vjen pas një performance jo të mirë në ndeshjet e fillimit të zezonit të kampionatit, ndërkohë që e konsideron të rëndësishme sfidën me fituesit e sezonit të kaluar të Superligës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu e nis me humbje aventurën në Europa League
UEFA pranon kërkesën e Kosovës për antarësim, vendimi në mars të 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.017960071563721
array(1) { ["section"]=> string(95) "tirana-dy-dite-para-ndeshjes-me-skenderbeun-mbyll-dyert-per-tifozet-qetesi-dhe-perqendrim-21166" }