Tirana e Kukësi e mbyllin pa gola, përfiton Skënderbeu

Publikuar tek: sport, më 17:52 26-11-2016 Tirana e Kukësi e mbyllin pa gola, përfiton Skënderbeu

Në fund fiton .. Skënderbeu. Ndahen në barazim pa gola Kukësi e Tirana duke i bërë një nder korçarëve. Përtej barazimit , ishte një ndeshje plot itensitet, e me shumë emocione me të dyja skuadrat që dominuan për segmente të caktuara të lojës.

Luhej një Duel per kreun kreu në Zeqir Ymeri,  me qëllime të qarta për fitore të trajnerët, Gjoka me Gurin, Pejic dhe Kariokën në tredhëmbëshin e sulmit, pa Kërcikun Josa tërhiqte Takun në të djathtë të mbrojtjes, para Muzaka, Moisses dhe Merveille në mbështetje të Cisse.

Ndeshje e rivalizuar që në fillim, por me minutat e para të përqëndruara në mesfushë dhe pa raste të pastra, me Kukësin që gjithsesi pati një fillim më të mirë.  Tirana reagon menjëherë më pas, kur Cisse arrin të marë një top dhuratë nga Musolli që nxiton të korigjojë duke bllokuar goditjen e sulmuesit nga Mali.

Minutat e mbetura të pjesës së parë janë për Tiranën, në të 32 Cisse lirohet mirë nga markimi por në diagonale nuk ka shënjestrën e duhur.  Tenton goditjen e pamundur ne te 35 Karabeci ndersa ne fund te pjeses së parë Muzaka del i vetëm para Kolicit dhe nuk shënon, por më parë Meta ka vërshëllyer për pozicion jashtë loje. Do të kishte jo pak polemika nëse shënonte Muzaka pasi përsëritja e pamjeve flet për një vendim të dyshimte.

Në fillimin e pjesës së dytë gjithsesi vërshëllima e Kridens Metës është kundër Kukësit, pasi Pejic arrin të mposhtë Ilion Likën por është bilbili i arbitrit që i prish festën, tjetër vendim për ofsajt, që meriton përsëritjen e pamjeve për një gjykim personal të gjithsecilit.

Në të 68 është Taku që provon të surprizojë Kolicin por topi shkon sipër traversës. Aksion i bukur i Kukësit në të 77, por vendasit nuk arrijnë ta shfrytëzojnë si duhet me Ilion Likën që nuk e ka të vështirë të presë goditjen e Kariokës.

Tjetër gol i anulluar për Kukësin në të 84, këtë herë ai që con topin në rrjetë është Shameti por pasi Dvornekovic ka shtyrë Likën brenda portës së tij duke penguar gardianin bardheblu…përsëritja e pastër.

Fundi është i gjithi i Kukësit me Rangel që provon edhe një herë aftësitë e Likës por pa mundur ta mposhtë në të 88, në shtesë përfundon jashtë dhe predha e Imamit 91, ndërsa në frymën e fundit Kolici bën mrekullinë në goditjen e Karabecit dhe mbyllet në një barazim pa gola një ndeshje me shumë antagonizëm.

Me Gjokën që mbetet i pamposhtur ndërsa Josa pëson ndalesën e parë me Tiranën. Tani sytë nga derbi. (Ata)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja e fondeve të UEFA-s, vazhdon “lufta” mes Partizanit dhe FSHF-së, të kuqtë të vendosur: Do i shkojmë deri në fund!
Nico Rosberg shpallet kampion bote në Formula 1 »
Article Logic
Execution time: 0.023462057113647
array(1) { ["section"]=> string(59) "tirana-e-kukesi-e-mbyllin-pa-gola-perfiton-skenderbeu-60791" }