Tirana fiton 3-1 kundër Laçit, mbetet në Superligë 

Publikuar tek: sport, më 18:37 26-05-2019 Tirana fiton 3-1 kundër Laçit, mbetet në Superligë  Gjate ndeshjes Tirana-Laçi

Ekipi i Tiranës ka marrë një tre pikësh të artë ndaj Laçit. Në një ndeshje të çmendur me penallti të humbura dhe me shumë gola, Tirana ka arritur të marrë një fitore jetike ndaj laçianëve.

Gjatë pjesë së parë, për Tiranën shënojnë Greca dhe Cobbinah, ndërkohë që Cobbinah humbi edhe një penallti për Tiranën në minutën e 4-tërt dhe Ndriçim Stubina humbi një penallti për Laçin në minutën e 16-të.

Në pjesën e dytë Laçi rihapi lojën me Shtubinën i cili ngushtoi diferencën dhe riktheu në lojë Laçin.

Ndërkohë në minutën e 83’ Hasani shënoi edhe golin e tretë për Tiranën duke mbyllur gjithçka. Vetëm tre minuta më pas Ngoo humbi edhe një penallti tjetër për Tiranën.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga mbyllja e kampionatit, Tirana me një fitore në ndeshjen e fundit, siguron përfundimisht qëndrimin në Superligë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21481990814209
array(1) { ["section"]=> string(56) "tirana-fiton-3-1-kunder-lacit-mbetet-ne-superlige-165784" }