Tirana fiton kundër Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje pa tifozë

Publikuar tek: sport, më 19:17 08-02-2015 Tirana fiton kundër Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje pa tifozë Ndeshja Vllaznia-Tirana qe u luajt ne \"Loro Boriçi\" ne Shkoder

Sot pasdite u luajt në “Loro Boriçi” në Shkodër ndeshja Vllazia-Tirana e cila përfundoi me një gol nga ekipi i Tiranës, në minutën e dytë shtesë në përfundim të ndeshjes. Në këtë mënyrë, Tirana mban vendin e parë në Superligë e ndjekur nga Kukësi me pikë të barabarta, por që Tirana ka golavarazh më të mirë.

Duhet kujtuar se ndeshja Vllaznia-Tirana u luajt pa tifozët e Tiranës, të cilët janë penalizuar, që herën e kaluar kur kanë shkuar në Shkodër dhe patën përplasje me tifozët shkodranë. Ndeshja e 12 shtatorit të vitit të kaluar, degjeneroi në dhunë mes tifozave, ku mbeti i plagosur edhe presidenti i Tiranës Refik Halili.

Por duket se ekipi i Tiranës e ka marrë veten. Në sezonin e kaluar, për shkak të paqartësive për drejtimin e klubit si dhe për donacionet, Tirana rrezikoi edhe daljen nga kategoria. Ndërhyrja emergjente e në kohë, ruajti ekipin të qëndronte në kategorinë e parë. Këtë radhë, ekipi i Tiranës pretendon fitoren. Edhe pse mban kreun e klasifikimit, pritet edhe rezultati i ndeshjes Skënderbeu-Partizani, për të parë se cila do të jetë katërshja kryesore që kryeson tabelën e rezultateve të kategorisë së parë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Loro Boriçi”, stadium me 4 yje, i përshtatshëm për “Champions League”
Tragjedi në Egjipt, të paktën 22 të vdekur nga një ndeshje futbolli »
Article Logic
Execution time: 0.026316165924072
array(1) { ["section"]=> string(70) "tirana-fiton-kunder-vllaznise-ne-shkoder-ne-nje-ndeshje-pa-tifoze-2736" }