TIRANA i kthen tifozët e saj kundër, fansat BARDHEBLU futen në fushë (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 20:26 06-11-2018 TIRANA i kthen tifozët e saj kundër, fansat BARDHEBLU futen në fushë (FOTO)

Tirana nuk arrin të fitojë ndaj Kukësit, megjithëse e dominoi totalisht takimin nga fillimi deri në fund, por bardheblutë nuk arritën të merrnin fitoren e shumëkërkuar.

Por, me të rënë vërshëllima përfundimtare e takimit në “Selman Stërmasi”, tifozët bardheblu kanë kapërcyer gardhin që ndan shkallët e stadiumit nga fusha dhe i janë turrur futbollistit Eni Imami. Rezultati i ka acaruar tifozët që prisnin me padurim fitoren pas një kohe të gjatë.

Me ndërhyrjen e forcave të policisë, situata është qetësuar, por klubi rrezikon të penalizohet rëndë pas këtij incidenti.

Bardheblutë pas ndeshjes së 12-ë të sezonit në vendin e shtatë me 10 pikë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë.

trfgdhy.jpg

gvhjk.jpg

yuo.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DISIPLINA thotë fjalën e fundit, “goditen” ultrasit BARDHELBU, KUKËSI dhe KAMZA
»
Article Logic
Execution time: 0.0041098594665527
array(1) { ["section"]=> string(79) "tirana-i-kthen-tifozet-e-saj-kunder-fansat-bardheblu-futen-ne-fushe-foto-140513" }