Tirana “i vjedh” në minutën e fundit 1 pikë Laçit

Publikuar tek: sport, më 18:10 29-08-2015 Tirana “i vjedh” në minutën e fundit 1 pikë Laçit

Në barazim 1-1 ka përfunduar ndeshja mes Laçit dhe  Tiranës, e luajtur pasditen e sotme. Kanë qenë vendasit ata që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën 30 me anë të golit të shënuar nga Xhejms.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 dhe e njejta situatë po përsëritej edhe në pjesën e dytë, por në minutën e fundit të ndeshjes, Karabeci barazoi shifrat për kryeqytetasit, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të kurbinasve, të cilët shpresonin për një tre pikësh të rëndësishëm në këtë ndeshje.

Me këtë rezultat, Tirana ndodhet në vendin e parë me 4 pikë, po aq sa edhe Partizani, megjithatë renditja mund të ndryshojë pasi në orën 20:00 Kukësi dhe Teuta që kanë nga tre pikë do të luajnë kundër Skënderbeut dhe Vllaznisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Beko, djali i Alban Hoxhës, mbështet të atin nga shkallët e stadiumit
De Biasi kërkon në Kombëtare “lojtarin më të mirë” të Maqedonisë »
Article Logic
Execution time: 0.0045969486236572
array(1) { ["section"]=> string(53) "tirana-i-vjedh-ne-minuten-e-fundit-1-pike-lacit-19475" }