Tirana kantier në ndërtim, Daja premton Europën

Publikuar tek: sport, më 07:24 09-01-2016 Tirana kantier në ndërtim, Daja premton Europën

Tirana vijon që prej 4 janarit përgatitjet në Durrës. Një minifazë përgatitore e mirëplanifikuar me plot 19 seanca brenda dy javësh me skuadrën që i duhet të djerësijë për të fituar formën e duhur paradite dhe pasdite.

Janë programuar gjithashtu edhe 3 takime miqësore duke nisur nga ai i kësaj të shtune me Erzenin, një përballje me Apoloninë të mërkurën dhe një tjetër miqësore me një kundërshtar që mbetet për tu përcaktuar dhe që do të luhet në Selman Stërmasi. Problem është fakti që pas rreshjeve të shumta skuadra nuk ka mundur të stërvitet në bar natyral, cka mund të kushtëzojë edhe rikthimin në kryeqytet javën e ardhshme. Trajneri Daja është i kënaqur se si kanë ecur gjërat deri tani, me një përjashtim të vogël pasi Fukui pësoi një dëmtim të lehtë në seancën e fundit stërvitore i cili mbetet për tu ekzaminuar.

“Jemi të kënaqur pasi gjërat kanë ecur mirë dhe kemi evituar dëmtimet, me përjashtim të lëndimit që pësoi Fukui sot dhe mbetet për tu parë nëse është një dëmtim muskulor apo dicka tjetër. E rëndësishme është që skuadra është stërvitur mirë, me motivim dhe duke dhënë maksimumin dhe ky është një element kryesor për një ekip”.

Merkato është temë e nxehtë, dy brazilianët që janë afruar te Tirana, Hugo Almeida dhe Aleks Willian kanë kryer testet mjekësore. Mesfushori me tipare sulmuesi Willian ka marrë konfirmimin ndërsa ndonjë dyshim mbetet për Almeidan që ka kaluar një dëmtim para një viti. Gjithsesi nënshkrimi me ta është punë e klubit me Dajën që i duhen lojtarë në sulm, ndërsa më pas ka piketuar një përforcim në mesfushë.

“Nëse bihet dakord dy brazilianët të hënën do të jenë pjesë e ekipit. Janë dy sulmues që na shërbejnë në një repërt ku kemi pasur probleme pasi kemi vendosur në sulm lojtarë jashtë rolit të tyre. U fokusuam në fillim te sulmi për ta nisur nga aty ku kishim nevojë por për të përforcuar konkurencën mendoj se do të afrojmë një futbollist edhe në mesfushë. Synimi ynë është të bëjmë merkato cilësore me lojtarë që të bëjnë diferencën dhe jo në sasi”.

Tirana është një kantier në ndërtim, gjithçka në funksion të objektivit final, pjesëmarrjes në kompeticionet europiane, nëse arrihet nëpërmjet kampionatit apo fitimit të Kupës, rruga  ka më pak rëndësi

“Normalisht objeiktivi ynë kryesor është pjesëmarrja në Europë. Mund ta arrijmë kërtë si nëpërmjet sigurimit të një prej tre vendeve të para në kampionat, ose duke fituar dhe Kupën. Mendoj se është një objektiv plotësisht i arritshëm me këtë grup që kemi në dispozicion dhe jo më me përforcimet që do i bëhen skuadrës”.

(Supersport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër vlerësim i rëndësishëm për De Biasi-n, IFFHS e rendit të 6-in në botë
Ja si votuan De Biasi, Cana dhe gazetarët në emër të Shqipërisë për fituesin e “Topit të Artë” »
Article Logic
Execution time: 0.024793148040771
array(1) { ["section"]=> string(52) "tirana-kantier-ne-ndertim-daja-premton-europen-29503" }