Tirana kryeqyteti më i ndotur në rajon, vdekje të shumta nga ajri i rënduar

Publikuar tek: ekonomi, më 18:59 20-10-2016 Tirana kryeqyteti më i ndotur në rajon, vdekje të shumta nga ajri i rënduar

Kudo në botë po vdesin qindra njerëz nga ndotja e ambjentit ku jetojnë. 

 Sipas raportit të vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Ndotja e Ajrit e Ambientit: Një vlerësim global dhe pesha e sëmundjeve”, 92% e popullsisë botërore jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH.

Për sa i përket Shqipërisë duke iu përmbajtur statistikave të raportit të OBSH-së, vendi ynë është ndër 15 vendet e para për numrin më të lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit për 100 mijë banorë. Rreth 780 persona kanë vdekur si pasojë e atakut në zemër.

Ndërsa në total në Shqipëri ka pasur 1.842 vdekje për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Për këtë statistikë renditemi në vendin e 3-të ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të anketuara.

Ndërkaq, edhe faqja e sondazhe të perceptimit, “Numbeo”, e rendit Shqipërinë ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070250034332275
array(1) { ["section"]=> string(80) "tirana-kryeqyteti-me-i-ndotur-ne-rajon-vdekje-te-shumta-nga-ajri-i-renduar-56862" }