Tirana nesër pjesërisht pa drita, OSHEE publikon ORARET dhe ZONAT

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 19-05-2019 Tirana nesër pjesërisht pa drita, OSHEE publikon ORARET dhe ZONAT Foto ilustruese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë mungesë energjie në disa zona.

Sipas njoftimit, për shkak të punimeve që do kryhen në N/stacionin Tec Kombinat, në datën 20 maj do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 10:00-12:00.

Kështu pa drita do të mbeten: Kasalla, Vishaj, Damjan dhe Prush.

Ndërsa për shkak të remontit që po kryhet në 7 kabina gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 pa energji do të mbeten këto zona: Yzberisht pjesërisht, pallatet e Minierës, rruga "3 Dëshmorët", rruga "Kongresi i Manastirit", rruga "Kujtim Laro", rruga "Sitki Çiço", rruga "Ali Demi", rruga "5 Maji", rruga "Ferit Xhajko", rruga "Gjon Buzuku" 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022196054458618
array(1) { ["section"]=> string(71) "tirana-neser-pjeserisht-pa-drita-oshee-publikon-oraret-dhe-zonat-164857" }