Tirana, një qytet që nuk duhet humbur/ Artikulli nga MadameBetterFly në Itali

Publikuar tek: kulture-art, më 11:24 03-02-2018 Tirana, një qytet që nuk duhet humbur/ Artikulli nga MadameBetterFly në Itali

Nëse keni shpirt aventure, atëherë duhet të na ndiqni në këtë udhëtim në Shqipëri, vendin e Shqiponjave, thuhet që në fillim të artikullit, e ku Tirana veçohet si një qytet i zhurmshëm po aq sa edhe mikpritës.

Sipas artikullit, qyteti pret cdo vit e më tepër turistë. Në sheshin qendror, Skënderbej, për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit që në shekullin XV mbajti larg perandorinë otomane nga vendi, mund të shihen shumë monumente të rëndësishme.

Kulla e Sahatit, një punim gjigand I fundit të viteve ‘800, që u dëmtua gjatë luftës së Dytë Botërore por që ishte ndër të parat që u risistemua pas luftës. Mund të ngjitesh në të dhe të shohësh pamjen e mrekullueshme të qytetit.

Pranë gjendet xhamia e Et’hem Beut, thuhet se është më e bukura në gjithë Shqipërinë, por edhe më antikja. Eshtë ndërtuar në fund të viteve ‘700. Si Brenda dhe jashtë është plot me motive natyraliste.

Muzeu historic kombëtar, më I madhi në vend, ka një mozaik gjigand në krye dhe patjetër që meriton vizitën e gjithkujt që është kurioz të njohë historinë e popullit shqiptar dhe të territorit të vet.

Pak distancë më larg gjendet Galeria Kombëtare e Arteve që mbledh shumë punime të dedikuara realizimit socialist dhe artit formalist. Në kopësht nuk është e vështirë të vëresh “Renë” një instalacion bashkëkohor që shërben për shumë evente por edhe fotografi.

1_1.jpg

 

Një monument që duhet vizituar është Piramida, një strukturë imponuese me xhama dhe mermer të bardhë sikurse e donte e bija në nderim të babait të saj dhe diktatorit Enver Hoxha. Sot, pavarësisht se është në gjendje të braktisur përdoret për panaire dhe evente të tjera kulturore.

Gjatë shëtitjes sonë u futëm edhe në katedralen e San Paolos. Mbi xhama duken imazhet e Nënë Terezës dhe Papa Francesco që ka vizituar katedralen në 2014.

Si dëshmi të bashkëjetesës ndërmjet religjioneve të ndryshme, vizituam edhe katedralen orthodokse, e treta me e madhja në Evropë, me një formë rrethi dhe kupolë në të cilën gjendet një mozaik I madh.

 7_1.jpg

5_1.jpg

 

Për të qenë larg kaosit të qytetit, ju këshilloj një pauzë për një kafe në një bar vërtet shumë të këndshëm Friend’s Book House, një vend mikpritës dhe I qetë për ata që duan të studiojnë apo lexojnë libra në shqip, italisht, anglisht, frengjisht duke shijuar një filxhan me caj apo kafe.

Dhe nëse ke uri, në Shqipëri nuk mungon kuzhina shqiptare, që përvecse është ekonomike, është edhe shumë e shijshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja me pagesë e Devi Kasmit, zbulohet shuma që mori ekzekutori grek
U arrestua si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, zbardhet dëshmia e grekut: Në Shqipëri erdha për qejf »
Article Logic
Execution time: 0.018014907836914
array(1) { ["section"]=> string(82) "tirana-nje-qytet-qe-nuk-duhet-humbur-artikulli-nga-madamebetterfly-ne-itali-108961" }