Tirana nuk e ‘inaguron’ siç duhet stadiumin e ri, fitojnë korçarët

Publikuar tek: sport, më 17:14 30-11-2015 GOLI I TIRANES

Në një impiant të rikonstruktuar si “Selman Stërmasi”, me një “fytyrë” të tjetërsuar dhe moderne, u zhvillua superndeshja Tirana - Skënderbeu, e cila e justifikoi interesimin e tifozëve, të cilët ishin një dekor, i cili ia shtoi vlerërat takimit.

Bardheblutë e Tiranës, pas tri ndeshjeve pozitive ndalen në shtëpinë e tyre. Ata u mundën 2-1 nga kampionët e Skënderbeut, të cilët arritën të fitojnë një 3-pikësh të artë për rrugëtimin e mëtejshëm të tyre në Superligë, ku ruajtja e titullit është synimi i korçarëve.

“Heroi” i fitores së Skënderbeut ishte thuajse i përhershmi Hamdi Salihi. Sapo kishte filluar ndeshja, në minutën e 3-të, krosimin e Prognit, ai me kokë do ta dërgonte në rrjetën e bardhebluve.

Me këtë gol, sulmuesi shkodran, do të ngjitej në kuotën e 10 golave të shënuar deri tani për Skënderbeun, duke udhëhequr edhe listën e golashënuesve të Superiores. 

“Goditjen” e dytë bardhebluve do t’ia jepte sërish një “ish”. Pas nje topi të endur në zonën e Tiranës, në vendin e duhur do të ishte mesfushori Lilaj, ai i cili do të shënonte golin e dytë për Skënderbeun.

Goli i Bakajt nga pika e bardhë e penalltisë, vetëm do të krijonte iluzionin e një barazimi të mundshëm, pasi kishte ende 15 minuta kohë, por loja e bardhebluve nuk e kishte qartësinë dhe rrezikshmërinë e nevojshme për t’ia arritur atij. Vetëm dëshira nuk mjafton.

Skënderbeu arriti një fitore të merituar. Loja e tij ishte e kujdeshme, e qartë dhe e sigurtë, si në veprimet sulmuese, por edhe në atë mbrojtëse. Korçarët ngjiten në kuotën e 31 pikë, duke mbetur vetëm 4 pikë larg kryesuesve të Partizanit.

Bardheblutë e Tiranës, me gjithë dëshirën për të fituar, qenë larg pritshmërise. Loja e tyre ishte e ngadaltë dhe me mjaft gabime, sidomos në veprimet mbrojtëse, ndërkohë që sulmi mbeti i izoluar midis mbrojtjes së ngjeshur të korçarëve. 

(Sportal.al)

12299391_1642996612623121_7510691685300950044_n.jpg

12299261_1642997509289698_7241105789758976668_n.jpg

12301666_1642997919289657_329248504127746167_n.jpg

12313555_1642995619289887_5808340768913273333_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Te gjigandi zvicerian, Basel dëgjohen këngë shqip (Video)
“Loro Boriçi” mbetet në vend, FSHF nuk pranon kushtet e bashkisë »
Article Logic
Execution time: 0.0043671131134033
array(1) { ["section"]=> string(69) "tirana-nuk-e-inaguron-sic-duhet-stadiumin-e-ri-fitojne-korcaret-26617" }