Tirana-Partizani, Halili pritet të mos pranojë dorëheqjen e Maganit

Publikuar tek: sport, më 10:30 14-03-2015 Tirana-Partizani, Halili pritet të mos pranojë dorëheqjen e Maganit Nga ceremonia e hapjes se ndeshjes Tirana-Partizani dje

Në ekipin e Tiranës, sot stërvitja e lojtarëve vazhdon për ndeshjen e radhës së kampionatit. Presidenti Refik Halili duket se nuk do të marrë në konsideratë tërheqjen e trajnerit Gugash Magani nga ekipi, për më tepër, që humbja e ndeshjes me Partizanin, nuk ishte për faj të trajnerit. 

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e bërë pas ndeshjes. Do të flas me trajnerin” thotë Halili.

Menjëherë pas ndeshjes Gugash Magani, i cili dje festonte edhe 50 vjetorin e lindjes deklaroi për Supersport se do të rishohë pozicionin e tij. “Nuk mund të jap dorëheqjen pa u konsultuar më parë me Halilin, por gjithsesi, do të rishoh pozicionin. Këtë sezon kam humbur dy derbi dhe e kuptoj zhgënjimin e tifozëve të Tiranës, për këtë motiv, unë do të rishoh pozicionin tim.

Ndërkohë pranon faktin se portieri gaboi rëndë. “Eshtë për të ardhur keq, por tani mund të fillojmë të gjithë të themi portiere na humbi ndeshjen, por humbja më takon mua”.

Ndërkohë që trajneri i kombëtares shqiptare De Biazi, ndodhej në stadium për të parë këtë derbi, e cila zhvillohet para ndeshjes së kombëtares me Armeninë. “Më vjen keq që Stivi bëri atë gabim në golin e dytë, por kjo u ndodh të gjithëve, u ndodh edhe portierëve më të mëdhenj të botës. Gabime të tilla bën Bufon dhe shumë portierë të tjerë cilësorë. Më vjen shumë keq që diçka e tillë ndodhi me Frashërin, megjithatë të dy janë dy portierë që unë jam duke i marrë në konsideratë për kombëtaren”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet derbi Tirana 1-2 Partizani, mbi 14 mijë tifozë në stadium
“Përuljuni noltmadhnis”, ja si e shpjegon piktorja banerin e tifozëve të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.021250009536743
array(1) { ["section"]=> string(71) "tirana-partizani-halili-pritet-te-mos-pranoje-doreheqjen-e-maganit-5844" }