Tirana përgatitet për Teutën, autobusë falas për tifozët bardheblu

Publikuar tek: sport, më 15:29 23-01-2015 Tirana përgatitet për Teutën, autobusë falas për tifozët bardheblu

Të shtunën Tirana luan ndeshjen e pare per fazen e trete dhe te paren per vitin 2015. Klubi ka vendosur autobuse pa limit per tifozet bardheblu dhe transporti drejt stadiumit "Niko Dovana" do te jete falas.

Grumbullimi behet tek stadiumi "Selman Stermasi" ne oren 11:00. Skuadra ka nevoje per mbeshtetje sa me te madhe.

Biletat vijojne te shiten tek biletaria tek 9-katshet dhe do te jene aty deri neser ne oren 11:00. Kush nuk do te jete pajisur ne Tirane, do te kete mundesi te bleje bileten ne Durres. Prane stadiumit "Niko Dovana", prej ores 11:00 do te shiten biletat e ndeshjes Tirana - Apolonia. Biletat ne tribunen perkarshi kushtojne 300 leke (te reja), ndersa ne tribunen qendrore kushtojne 500 leke (te reja).

Ndërkohë, drejtori sportiv i Tiranes Devi Muka ka treguar objektivat e merkatos, sezonit dhe te ardhmes. "Do te luftojme per te gjithe trofete. Tashme te gjithe kushtet jane krijuar dhe impenjimi eshte shume i madh, duke filluar nga presidenti e deri tek i gjithe stafi. Kjo gje do u komunikohet edhe lojtareve. Me shtimin e konkurrences, ky ekip do te jete me i forte. Afruam lojtare qe njohin fanellen, si Sefa dhe Muzaka kane luajtur me Tiranen dhe e dine grinten qe kerkon ky ekip. Per merkaton, presim vetem Gercaliun. Eshte i vetmi qe mund te afrohet ne skuader, pasi te tjeret qe jane perfolur, jane vetem emra ne sfond. Tirana nuk eshte kot 24 here kampion i vendit dhe dihet qe gjithmone synon titullin” tha Muka.

“Nuk kemi rival, nuk bej llogari per te tjeret. Ne do te bejme maksimumin qe tifozet te jene sa me te shumte ne cdo ndeshje, pasi kemi fatin qe kemi nje grupim te organizuar ne krah. Kam bindjen qe nuk do te ndihet qe luajme ne fushe te huaj, kjo fale tifozeve qe do te na mbeshtesin. Ekipi ka shume nevoje per tifozet ne keto momente dhe kam bindjen e plote qe ne fund nuk do t’i zhgenjeje. Deshira eshte jashtezakonisht e madhe qe ta shoh klubin akoma me lart se ne periudhen kur kam qene ne fushe. Futbolli nuk mbaron te medalja e fituar me titullin, pasi synojme grupet e Kupave te Europes” tha Muka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inzaghi si Sedorf, rrezikon shkarkimin tek Milani
Prokuroria: Flamurtari-Teuta e trukuar, përfitimet 8.5 milion euro »
Article Logic
Execution time: 0.017583131790161
array(1) { ["section"]=> string(70) "tirana-pergatitet-per-teuten-autobuse-falas-per-tifozet-bardheblu-1291" }